
dhe merr pjesë në duanë e hatmes në Koliçan të Poshtëm
Më datë 30 prill 2026, Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, i shoqëruar nga referenti hfz. Irfan ef. Sulejmani, ndanë së bashku gëzimin e 10 nxënësve me rastin e përfundimit të kursit të mësimbesimit, të ndjekur pranë mektebit të xhamisë së fshatit Koliçan i Poshtëm, nën udhëheqjen e mualimit h. Jasir ef. Murtezan.
Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë, h. Osman ef. Murtezan, imami i xhamisë h. Jasir ef. Murtezan, këshilli i xhamisë si dhe xhematlinjë të kësaj ane.
Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam, sipas planprogramit të Myftinisë, dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u nderua me mirënjohje. Me këtë rast, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, ua dorëzoi dekretin dhe autorizimin për dy imamët e xhamisë së fshatit Koliçan i Poshtëm, h. Osman ef. Murtezan dhe h. Jasir ef. Murtezan, duke lutur Allahun për mbarësi dhe suksese në këtë amanet për të qenë në shërbim të xhematit dhe xhamisë së tyre.
