Tuesday, November 17

Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në përurimin e Xhamisë “Haxhi Qazim” pas rinovimit

Sot, më datë 31 korrik 2026, Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, nën shoqërimin e sekretarit të Myftinisë, mr. Nexhmi ef. Ferati, referentëve të Myftinisë, h. Berat ef. Sadiki dhe z. Jusuf Abdullai, morën pjesë në hapjen solemne të Xhamisë “Haxhi Qazim” – Shkup, pas rinovimit të saj të tërësishëm, ku mirëpriten ga hatibi i xhamisë, hfz. Amet ef. Arsllani, imami i xhamisë, h. Beqir ef. Alievski, këshilli i xhamisë dhe xhematlinjtë e kësaj ane.

Imami i xhamisë, h. Beqir ef. Alievski, u dëshiroi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve dhe paraqiti ecurinë e punëve për rinovimin e xhamisë, duke falënderuar të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij projekti.

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për hoxhallarët dhe këshillin e xhamisë, Myftiu u dorëzoi mirënjohje për kontributin e dhënë.

Në hytben e xhumasë, Myftiu përcolli mesazhin e kësaj dite, ku ndër të tjera theksoi se ashtu siç i kemi zbukuruar shtëpitë e Allahut, e lusim Allahun që të na i zbukurojë edhe pallatet tona në Xhenet.”

E lusim Allahun Fuqiplotë që t’i shpërblejë të gjithë ata që ndihmuan dhe kontribuuan në rinovimin dhe mirëmbajtjen e kësaj xhamie, si dhe t’ua pranojë punën dhe sakrificën e tyre.