Tuesday, November 17

MYFTIU PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË “JAHJA PASHA”

Më 19 korrik 2024, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili përzgjodhi xhaminë e “Jahja Pashës” që të përcjellë mesazhin e hytbes së xhumasë.

Në shoqërimin e referentëve të Myftinisë h. Fejsall ef. Kadriu, hfz. Irfan ef. Sulejmani, dhe h. Ali ef. Ziberi, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili mbajti hytben e xhumasë dhe i priu xhematit në faljen e namazit.

Nuk mungoi pritja vëllazërore e stafit të xhamisë, nënpunësit fetarë dhe xhemati i pranishëm.

Myftiu mes tjerash në hutben e tij theksoi katër pikat me të cilat besimtari myslimanë e fiton xhenetin e Allahut të Madhërishëm, me theks të veçantë ruajtjen e lidhjeve farefisnore.