
Më datë 19 korrik 2024, komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: hfz. Irfan ef. Sulejmani kryetar, dhe h. Shefket ef. Baftjari, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë “Haxhi Sabri” – Batincë.
Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit.
Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimi h. Llokman ef. Abdullai.
Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t’u japë shëndet e shumë suksese.
