Tuesday, November 17

MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E MESXHIDIT “ISRA” – DRAÇEVË

Me 22 mars 2024, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga personeli i Myftinisë vizitoi xhematin e mesxhidit “Isra” – Draçevë.

Është kjo vizitë në vazhdën e aktiviteteve që realizon Myftiu nëpër xhematet e rajoneve të Myftinisë. Në këtë vizitë Myftiu në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore u prit nga hatibi i xhamisë h. Muharem ef. Imeri, këshilli i kësaj xhamie dhe xhematlinj të pranishëm.

Me këtët rast, nga minberi Myftiu përcolli mesazhin e xhumasë.