
Më 5 janar 2025, Myftinia e BFI – Shkup, organizoi faljen e namazit të sabahut së bashku në xhami. Motoja e këtij aktiviteti ishte “Në xhami së bashku me fëmijë” dhe do të realizohet çdo të diel në namazin e sabahut gjatë tre muajve të dalluar me një program modest kushtuar brezave të rinjë të qytetit tonë në xhaminë Mustafa Pasha.
Bashkë në xhami sot ishte sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati dhe referenti i Myftinisë h. Fejsall ef. Kadriu, imami i kësaj xhamie hfz. Fatih Derdiyok, hatibi h.Abdusamet ef. Zekiri, muezini h.Furkan Jahja, këshilli i xhamisë dhe xhematlinj të shumtë të gjenratave të ndryshme.
Në emër të Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati, në fjalën e tij i përshëndeti të pranishmit, mestjerash theksoi ideatorin e këtij aktiviteti Myftiun e Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, përfundoi me lutje tek Allahu i Madhërishëm që këta vepra të jenë pranuara te Zoti dhe këta fëmijë në të ardhmen të e bartin amanetin e Allahut.
Në faljen e namazit të sabahut me të cilin udhëhoqi imami i xhamisë hfz. Fatih ef. Derdiyok, përshtypje të veçantë bëjnë xhematlinjtë e vegjël të cilët shijuan ndjenjën e sexhdes përkrah pridnërve të tyre.
Pas namazit të sabahut, së bashku me fëmijët kënduan ashere dhe disa ilahi.
