Tuesday, November 17

Seana e parë e dëgjimit të kandidatit për hafiz Emir Lutfiu

Më 4 janar 2025, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit realizoi seancën e parë të dëgjimit të kandidatit për hafiz Emir Lutfiu që hifzin e kreu tek muhafizi hfz. Abdulkerim ef. Ebibi.

Përfaqësuesi i Myftinisë hfz. Irfan ef. Sulejmani në fjalën e tij, në emër të Myftiut përgëzoi muhafizin dhe hafizin për angazhimin e tyre në këtë rrugëtim të shenjtë, shprehu mirënjohje dhe vlerësoi lartë sakrificën e familjes së hafizit, ndërsa hafizit i uroi suksese dhe shëndet të plotë.

Seancat e dëgjimit zhvillohen në hapësirat e mektebit të xhamisë së “Duqanxhikut” para anëtareve të komisionit të hifzit për djem në përbërje:

Hfz. Sadudin ef. Sulejman;

Hfz. Xhemail ef. Nuhiju;

Hfz. Xhelil ef. Shabani;

Seancat do të zhvillohen ditëve në vijim në të njejtin vend.