
Me 1 gusht 2024, nën organizimin e Myftinisë së Shkupit, në xhaminë Isa Beu, u realizua nata e parë e garave në “Netët Kulturore Islame” me nxënës nga mekebet e Myftinisë.
Në cilësinë e hatibit të xhamisë hoxha Muharrem ef. Ismaili të pranishmëve ju dëshiroi mirësardhje.
Bartësi kyesor i këtyre netëve, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili të pranishmëve iu drejtua me një fjalë përshëndetëse duke e lutur Allahun e Lartëmadbëruar që nxënësve garues tju jep shëndet dhe suksese tjera në jetë. Poashtu falenderoi edhe për prezencën e shumë hoxhallarëve, mualimëve dhe prindërve.
Nata e sontme ishte garë mes nxënësve në kategoritë: bukurkëndim nga Kurani Famëlartë, ezan dhe ilahi.
Në kategorinë “Kur’an” garuan gjithësej 6 nxënës, në kategorinë “Ezan” garuan 4 nxënës ndërsa në kategorinë “Ilahi” garuan 8 grupe të ilahive.
Në kategorinë “Kur’an” në tre vendet e para u shpallën si vijon:
Vendi i I -BESAR KAJOLLI, mektebi i xhamisë “Xhedid Isa Beg” – Seravë.
Vendi i II – RUMEJSA IMERI, mektebi i xhamisë “Sullare e Poshtme”.
Vendi i III – MELEK SALI, mektebi i xhamisë Nerez i poshtëm.
Në kategorinë “Ezan” në tre vendet e para u shpallën si vijon:
Vendi i I- rë: NESHAT BISLIMI, mektebi i xhamisë “Reshadije” – Seta Petkë.
Vendi i II- të: ASRIN FAZLI, – mektebi i xhamisë “Sullare e Poshtme”.
Vendi i III- të: JETMIR OSMANI, – mektebi i xhamisë “Uhud” – Dizhon.
Në kategorinë “Ilahi” në tre vendet e para u shpallën:
Vendi i I- rë: Grupi Ilahive, mektebi i xhamisë “Uhud” – Dizhon.
Vendi i II- të: Grupi ilahive, mektebi i xhamisë”Haxhi Azem” – Shuto Orizare.
Vendi i III- të: SHADIJE ABAZI, mektebitë i xhamisë “Ikre” – Saraj.
Pas, shpalljes së rezultateve nga ana e komisioneve vlerësuese, u ndanë mirënjohje për gjithë nxënësit pjesmarrës dhe për mualimët në shenjë respekti për kontributin e tyre të dhënë në “Netët Kulturore Islame 2024″.
Për të gjithë të interesuarit, nesër 2 gusht 2024, në xhaminë e Isa Beut, pas namazit të akshamit, vijon nata e dytë e kategorisë Kuizi Islam.




