Tuesday, November 17

NJË PJESË E UDHËHEQËSVE TË HAXHIT VIZITUAN MYFTIUN

Me 1 gusht 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili në zyren e tij me shumë kënaqësi priti në vizitë një pjesë të hoxhallarëve që bashkarisht ishin në shërbim të haxhinjëve të sivjemë.

Hoxhallarët që ishin udhëheqës të haxhit 2024, falenderuan Myftiun për përzgjedhjen për të qenë në shërbim të haxhinjëve dhe për mundësinë e kryerjes së obligimit të haxhit.

Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili, ju shprehu mirënjohje për kontributin dhe angazhimin në haxhin e sivjemë e që bashkërisht ndanë disa momente mbresëlënëse të haxhit 2024.

E lusim Allahun e Madhërishëm që t’i shpërblejë për vizitën dhe punën e palodhshme në haxh!