
Më 28 prill 2026, në Qendrën e Shëndetit Publik – Shkup, nën koordinimin mes BFI-së dhe Myftinisë së Shkupit, filloi vaksinimi i nijetlinjëve që do të udhëtojnë për në Haxh.
Përskaj vaksinimit, nga stafi mjekësor nijetlinjtë morën edhe këshilla dhe rekomandime të nevojshme shëndetësore, lidhur me parandalimin e sëmundjeve infektive.
Njëkohësisht, haxhilerët u pajisën me materialet e nevojshme për udhëtimin e tyre në Haxh, si: ihrama, bexha, shamia, çanta, si dhe një libër udhëzues për këtë rrugëtim të shenjtë.
Të gjithë nijetlinjtë, në vazhdimësi, do të informohen për hapat e mëtutjeshëm përgatitorë para nisjes për në Haxh.
