
Myftinia e BFI – Shkup, sot, më 28 prill 2026, në krye me Myftiun dr. Qenan ef. Ismaili, organizoi një ceremoni modeste të shpërndarjes së certifikatave për 17 kandidatët e certifikuar për përfundimin me sukses të trajnimit “Kurani dhe mekamet e leximit”, i cili filloi më 1 dhjetor 2025 dhe përfundoi më 11 shkurt 2026.
Në këtë ceremoni, përskaj Myftiut dr. Qenan ef. Ismaili dhe personelit të Myftinisë, të pranishëm ishin edhe trajnuesit e mekameve: atasheu për çështje fetare pranë Ambasadës së Turqkiyes, z. Mustafa Bodur dhe hfz. Fatih Derdiyok, si dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë trajnim.
Në fjalën e tij, trajnuesi i trajnimit z. Mustafa Bodur, foli për rrjedhën e trajnimit, falënderoi Myftininë për bashkëpunimin korrekt dhe pjesëmarrësit që iu përgjigjën thirrjes për të përsosur mekamet e leximit të Kuranit.
Në fjalën e tij, Myftiu përshëndeti të pranishmit dhe foli për jetësimin e këtij projekti si dhe vazhdimin e trajnimeve të dobishme, duke falënderuar të gjithë ata që, në mënyra të ndryshme, mundësuan realizimin e këtij trajnimi. Pjesëmarrësit në këtë trajnim, të palodhshëm gjatë periudhës së trajnimit, kurorëzuan suksesin e tyre me certifikata, të cilat i pranuan nga ana e Myftinisë
