
Me datë 4 korrik 2024, në kuadër të kursit veror të Kuranit, krahas aktiviteteve edukative, kreative dhe argëtuese, sipas planit paraprak u realizuan vizita të monumenteve historike në çarshinë e Shkupit.
Mualimët që udhëheqin me kursin veror së bashku me nxënësit vizituan;
● Xhaminë Mustafa Pasha
● Zyret e revistës “Hënëza”
● Instituti i hifzit për vajza “Bezisten”
● Instituti i hifzit për djem “Ismail Efendiu”
Me shumë kënaqësi u mirëpritën nga imami i xhamisë “Arasta” h. Rahim ef. Kaloshi, përgjegjësi i Institutit të hifzif për djem “Ismail Efendiu” hfz. Xhemail ef. Nuhiju, përgjegjëset e Institutit të hifzit për vajza “Bezisten” hfz. Kadrije Sulejman dhe hfz. Hysnije Kurtulush, ata u spjeguan punën e përditshme që e bëjnë dhe nxënësit ngelën të kënaqur dhe të motivuar për mësim dhe punë në të ardhmen.


