Tuesday, November 17

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT IKRE – STUDENIÇAN

Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Mubera Jashari Asani dhe Arife Iseni anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit “Ikre” – Studeniçan.

Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit.

Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimja hfz. Nesibe Memeti.

Allahu e shpërbleftë mualimen për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t’u japë shëndet e shumë suksese.