Tuesday, November 17

Vizita e hfz. Jahja Alhakemi në xhamitë e Shkupit përfundon në Xhaminë “Molla Hysen Saiti”

Myftinia e BFI-së – Shkup, në krye me myftiun dr. Qenan ef. Ismaili, ishte nikoqire e imamit nga Mbretëria e Arabisë Saudite hfz. Jahja Alhakemi, mysafir i BFI-së përgjatë muajit të Ramazanit. Me vizitën e imamit në namazin e teravisë në xhaminë “Molla Hysen Saiti” – Lubin, u përmbyllën vizitat në qytetin e Shkupit.

Imami në fjalë u shoqërua nga referenti i Myftinisë, h. Fejsall ef. Kadriu, të cilët vizituan xhamitë e Shkupit: Mustafa Pasha, Kasim Beu, Isa Beu, Fetah Efendi, Othman bin Affan, Haxhi Hajredin dhe Molla Hysen Saiti.

Lusim Allahun që ta shpërblejë për vizitën!