Tuesday, November 17

VIZITË XHAMISË SË RE TË FSHATIT LLASKARCË

Më 3 shkurt 2023, sekretari i Myftinisë së BFI – Shkup mr. Nexhmi ef. Ferati i shoqëruar nga referenti Arment Halimi vizitoi xhematin e fshatit Llaskarcë, me rastin e dorëzimit të autorizimit për emërimin e Resul ef. Jakupit në detyrën imam, hatib dhe mualim në xhaminë e re të këtij fshati.
Sekretari mr. Nexhmi Ferati në fjalën e tij prezentoi Resul ef. Jakupin para xhematit dhe në emër të Myftiut uroi imamin e ri duke i dëshiruar suksese e mbarësi në detyrën e tij dhe përmendi obligimet dhe të drejtat e nëpunësit fetar të autorizuar, bazuar në Rregulloren e Punës së Myftinisë së BFI – Shkup.
Me këtë rast Nexhmi efendiu realizoi hytben e xhumasë dhe udhëhoqi xhematin në faljen e namazit.