
Myftinia e BFI – Shkup shpalli KONKURS për pranimin e nxënëseve – kandidate për hafize të Kur’anit në Institutin e Hifzit për Vajza ”Beziten” – Shkup
Kandidatet e interesuara mund të aplikojnë në zyret e Myftinisë së BFI – Shkup dhe duhet të plotësojnë kriteret dhe të dorëzojnë dokumentacionin në vijim:
1. Kërkesë me shkrim
2. Pëlqim me shkrim nga prindi/tutori
3. Të jenë të gjinisë femërore
4. Diplomë të mektebit (dëshmi për njohuritë e fituara rreth leximit të Kur’anit dhe texhvidit)
5. Çertifikatë të lindjes
6. Dëftesë të vitit të fundit të shkollës së mbaruar.
Të gjitha kandidatet do t’i nënshtrohen provimit pranues për vlerësim të njohurive në lexim të Kur’anit dhe texhvidit që do të mbahet në zyrat e Institutit të Hifzit për Vajza ”Beziten”.
Lista e kandidateve të pranuara do të publikohet në faqen e Myftinisë së BFI – Shkup dhe tek Instituti i hifzit për vajza “Bezisten”.
Konkursi është i hapur nga dita e shpalljes, 24.05.2023 (e mërkurë) deri më 31.05.2023 (e mërkurë).
Myftinia e BFI – Shkup Instituti i Hifzit për Vajza “Bezisten”
Myfti Përgjegjëse
Dr. Qenan ef. Ismaili Hafize Kadrije Sulejman

