Përfunduan seancat e dëgjimit të kandidatit për hafiz Emir Lutfiu.
Më datë 8 janar 2025, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit realizoi seancën e fundit të dëgjimit të kandidatit për hafiz Emir Lutfiu.
Përfaqësuesi i Myftinisë gjatë seancave të hifzit, hfz. Irfan ef. Sulejmani në fjalën e tij, në emër të Myftiut përgëzoi muhafizin dhe hafizin për angazhimin e tyre në këtë rrugëtim të shenjtë, shprehën mirënjohje dhe vlerësuan lartë sakrificën e familjes së hafizit, ndërsa hafizit i uroi suksese dhe shëndet të plotë.
Seancat e dëgjimit u zhvilluan në mektebin e xhamisë "Duqanxhik" - Shkup, para anëtarëve të komisionit të hifzit me prezencë të xhematlinjëve mysafirë.
Komisioni i hifzit në përbërje:
Hfz. Xhemail ef. Nuhiju
Hfz. Sadudin ef. Sulejman
Hfz. Xhelil ef. Shabani.
Përndryshe, hafizi Emir Lutfiu hifzin e kreu tek muhafizi...










