Tuesday, November 17

IFTAR I VEÇANT ME NJERËZ TË VEÇANT

Me 19 mars 2024, Myftinia e BFI – Shkup nën përkujdesjen e Myftiut dr. Qenan ef. Ismaili organizoi iftarin “IFTAR I VEÇANTË, ME NJERËZ TË VEÇANTË”

Është ky iftari që disa vite me rradhë Myftinia e Shkupit e shtron për personat me nevoja të veçanta, anëtarë të shoqatës së personave me nevoja të veçanta “Mirësia” në krye me z. Abaz Berisha.

Në fjalën e tij, Myftiu përshëndeti të pranishmit dhe falenderoi të gjithë ata që pranuan të jenë pjesë e sofrës së iftarit. Ai shtoi se ata janë pjesë e pandashme dhe vlerë e shtuar e shoqërisë sonë.

Në këtë natë pas iftarit u zhvillua tribunë fetare me prof. Musa Musai, me ligjeraten e tij të mrekullueshme përplot motiv për të gjithë të pranishmit.

Në fund, kryetari i shoqatës z. Abaz Berisha me përplot emocione falenderoi të gjithë të pranishmit ndërsa veçanërisht falenderoi Myftininë e Shkupit për bashkëpunimin në realizimin e këtij iftarit.