
Myftinia e BFI -Shkup në bashkëpunim me SHMI Medreseja “Isa Beu”, paralelja e vajzave në Shkup, aktivitetet e saj të radhës me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit
Sot më datë 20.03.2024 (e mërkur), nxënëset e kësaj shkolle filluan me praktikën e Ramazanit në xhaminë “Çair e Re”, të udhëhequra nga prof. Munevere Murtezi Luftiu dhe të mirëpritura nga mualimja Mubera J. Asani.
Programi filloi me moderimin e nxënëses Sara Demiri e cila përshëndeti të pranishmit.
Më pas programi vazhdoi me ligjëratën e nxënëses Batije Xhelili me temë “Cila është sadakaja më e mirë” dhe Zuhra Asllani me temën “Kurani”.
Programin e begatuan edhe korri i medresesë me këndimin e ilahive të bukura dhe recitaleve. Në fund duan e bëri mualimja e xhamisë Mubera J. Asani.
Poashtu aktivitet kushtuar gjinisë femërore u realizua edhe në xhaminë “Sulltan Fatih Mehmet”, nën udhëheqje të prof. Nehal ibrahimi dhe të mirëpritura nga mualimja Jusra Bislimi.
Programi filloi me moderimin e nxënëses Amra Jashari dhe asheres së nxënëses Jasemin Ibrahimi.
Më pas programi vazhdoi me ligjëratën e nxënëses Ilejha Ibrahimk me temë “Vlera e sadakasë”. Në vazhdim programin e begatuan edhe korri i medresesë me këndimin e ilahive të bukura dhe recitaleve, duaja u bë nga prof. Nehal Ibrahimi.

