
Në kuadër të aktiviteteve të Myftinisë së BFI – Shkup gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, u realizuan vizita të rregullta xhemateve të xhamive të rajoneve të Shkupit.
Nga 18 deri më 24 mars 2024, referentët vizituan xhami dhe xhemate në të gjitha rajonet e Myftinisë.
Xhamitë dhe xhematet e rajonit të Karshiakës;
Xhamia e f. Moranë, xhamia e f. Vërtekicë, xhamia e f. Strugudicë, xhamia e f. Vërzhallë dhe mesxhidi Isra – Draçevë
Xhamitë dhe xhematet e rajonit të Karadakut;
Xhamia Neda – Haraçinë, xhamia Miraxh – Haraçinë, xhamia Trubarevë, xhamia haxhi Imer – Lubeten, xhamia haxhi Isen dhe Feta – Lubeten, xhamia Dëshmorët – Hasanbeg
Xhamitë dhe xhematet e rajonit të Dërvenit;
Xhamia hfz. Halil Ibrahimi – Kondovë, xhamia e f. Radushë, xhamia Me Dy Minare – Saraj, xhamia Husein Shah – Saraj, xhamia Molla Hysen Saiti – Saraj, xhamia e Re – Gërçec, xhamia e f. Shishovë dhe xhamia e vjetër – Çajlanë
Xhamitë dhe xhematet e rajonit të Qytetit;
Xhamia Bedër – Butel dhe mesxhidi Mëshira – Fushë Tophanë
Vizitat do të vazhdojnë edhe ditët në vazhdim në këtë muaj të bekuar të Ramazanit.





