
Me 27 mars 2024 në xhaminë e re në Çair u realizua program fetar për gjininë femërore me rastin e ditës së Bedrit.
Në emër të Myftinisë, me fjalë përshëndetëse u prezantua mualimja e kësaj xhamie Mubera J. Asani.
Në ligjeratën e saj teologeja hfz. Shefije Nuhiju përcolli mësimet e ditës së bedrit.
Programi u pasurua me mevlud kuran dhe ilahi dhe u përmbyll me dua nga mualimja mr. Haxhere Veseli Sulooxha.
