
Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili, në zyren e tij mirëpriti në takim dy dashamirë të jetës fetare që ndanë nga pasuria dhe në formë të drejtëpërdrejt përkrahën projektet e Myftinisë së Shkupit përgjatë vitit 2023. Myftiu iu dhuroi mirënjohje dhe i falenderoi për kontributin e dhënë në shërbim të jetës fetare duke i informuar për së afërmi me aktivitetet e realizuara dhe planet e radhës.
Allahu xh.sh ua shtoftë bereqetin dhe mirësitë e kësaj bote e botës tjetër !
