Tuesday, November 17

Diplomuan 23 nxënës të mektebit të Xhamisë “Karshiaka” në Batincë

Sot, më datë 19 dhjetor 2025, referentët e Myftinisë së BFI – Shkup h. Fejsall ef. Kadriu dhe hfz. Irfan ef. Sulejmani, ndanë së bashku gëzimin e 23 nxënësve me rastin e përfundimit të kursit të mësimbesimit, të ndjekur pranë mektebit të xhamisë “Karshiaka” – Batincë, nën udhëheqjen e mualimit h. Rasim ef. Ademi.

Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë, h. Rasim ef. Ademi, këshilli i xhamisë si dhe një numër i madh xhematlinjsh të kësaj ane.

Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam, sipas planprogramit të Myftinisë, dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u nderua me mirënjohje.

Duanë e rastit e bëri referenti Myftinisë, h. Fejsall ef. Kadriu.

Ndërsa, referenti i Myftinisë hfz. Irfan ef. Sulejmani, përcolli mesazhin e xhumasë nga hutbeja me lutje te Allahu Fuqiplotë që t’i shpërblejë të gjithë ata që angazhohen për ruajtjen e Kuranit Famëlartë.