
Tryeza e Myftinisë, në krye me myftiun dr. Qenan ef. Ismaili, u begatua me njerëzit më të veçantë të shoqërisë sonë; një sofër e përbashkët me anëtarët e shoqatave të personave me nevoja të veçanta “Mirësia”, “Sos Vita” dhe “Inkludiversa”.
Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, në fjalën e tij, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit që pranuan ftesën për të qenë së bashku në iftarin më të veçantë të Myftinisë.
Shprehim mirënjohje për kryetarët dhe stafet udhëheqëse për bashkëpunimin e sinqertë, si dhe për të gjithë miqtë tanë që pranuan ftesën dhe e begatuan sofrën tonë të iftarit.
Lusim Allahun e Madhëruar që të na bashkojë gjithmonë në vepra të mira, t’i shpërblejë me të mirat e Tij të gjithë ata që kontribuojnë në rrugën e bamirësisë dhe të na pranojë iftarin, agjërimin dhe çdo vepër tonën të sinqertë.
