Tuesday, November 17

Myftiu mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë në Xhaminë e Mustafa Pashës

Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, sot më 26 shkurt 2026, mirëpriti me shumë kënaqësi Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj, gjatë vizitës së tij në Xhaminë e Mustafa Pashës.

Në këtë vizitë zyrtare, Presidenti Begaj shoqërohej nga Kryetari i Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti, si dhe nga zv. kryeministri z. Arben Fetai.

Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, shfrytëzoi këtë moment të veçantë për t’i dhuruar Presidentit Begaj një fotografi simbolike të Myftinisë së Shkupit.

Faleminderit, President, për vizitën!