Tuesday, November 17

Myftiu mirëpret Necmeddin Bilal Erdoğan në Xhaminë e Tophanes

Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, sonte në xhaminë e Tophanes mirëpriti delegacionin e lartë nga Turkiye, të udhëhequr nga z. Necmeddin Bilal Erdoğan, Kryetar i Këshillit të Bordit të İlim Yayma Vakfı, njëherit djali i Presidentit të Turkiyes, z. Recep Tayyip Erdoğan.

Në fjalën e tij mirëseardhëse, myftiu i Shkupit u uroi mirëseardhje mysafirëve në xhaminë e bukur të Tophanës, duke shprehur kënaqësinë për këtë vizitë, si dëshmi e përkrahjes dhe investimit në ndërtimin e kësaj xhamie.

Necmeddin Bilal Erdoğan uroi muajin e bekuar të Ramazanit dhe përcolli selamet e babait të tij, Presidentit të Turkiyes, z. Recep Tayyip Erdoğan. Ndër të tjera, theksoi se sonte ndodhet në Shkup për ta falur namazin e teravisë, ndërsa në hapjen solemne të xhamisë pritet të marrë pjesë edhe Presidenti i Turkiyes.

Në atmosferën e këndshme të faljes së teravisë, z. Necmeddin Bilal Erdoğan udhëhoqi besimtarët duke falur katër rekate, ndërsa vizita u përmbyll me lexim të një pjese nga Kur’ani Famëlartë nga ana e tij.

Allahu i shpërbleftë donatorët dhe kontribuesit!