Tuesday, November 17

Kandidati Nusret Mustafovski përfundon me sukses hifzin para Komisionit të Myftinisë së Shkupit

Më datë 2 maj 2026, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit realizoi seancën e fundit të dëgjimit të kandidatit për hafiz Nusret Mustafovski.

Përfaqësuesi i Myftinisë gjatë seancave të hifzit, h. Berat ef. Sadiki, në fjalën e tij, në emër të Myftiut përgëzoi muhafizin dhe hafizin për angazhimin e tyre në këtë rrugëtim të shenjtë, shprehu mirënjohje dhe vlerësoi lartë sakrificën e familjes së hafizit, ndërsa hafizit i uroi suksese dhe shëndet të plotë.

Seancat e dëgjimit u zhvilluan në Qendrën e Kuranit “Mustafa Pasha”, para anëtarëve të komisionit të hifzit me prezencë të xhematlinjëve mysafirë.

Komisioni i hifzit në përbërje:

Hfz. Xhemail ef. Nuhiju, kryetar

Hfz. Abdulkerim ef. Ebibi, anëtar

Hfz. Xhelil ef. Shabani, anëtar.

Përndryshe, hafiz Nusret Mustafovski hifzin e kreu tek muhafizi hfz. Idriz ef. Osmani.