
Më datë 2 maj 2026, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit realizoi seancën e fundit të dëgjimit të dy kandidateve për hafize Husna dhe Jumna Xhemaili.
Përfaqësuesi i Myftinisë gjatë seancave të hifzit, h. Berat ef. Sadiki në fjalën e tij, në emër të Myftiut përgëzoi muhafizin dhe hafizet për angazhimin e tyre në këtë rrugëtim të shenjtë, shprehu mirënjohje dhe vlerësoi lartë sakrificën e familjes së hafizeve, ndërsa hafizeve u uroi suksese dhe shëndet të plotë.
Seancat e dëgjimit u zhvilluan në xhaminë e Dyqanxhikut , para anëtarëve të komisionit të hifzit me prezencë të xhematlinjëve mysafirë.
Komisioni i hifzit në përbërje:
Hfz. Xhemail ef. Nuhiju, kryetar
Hfz. Isa ef. Bekteshi, anëtar
Hfz. Xhelil ef. Shabani, anëtar.
Përndryshe, dy hafizet Husna dhe Jumna Xhemaili hifzin e kryn tek muhafizi hfz. Abdulkerim ef. Ebibi.
