Tuesday, November 17

Komisioni i Myftinisë së Shkupit vlerëson nxënësit e Mektebit të Xhamisë së fshatit Gllumovë

Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Mubera Jashari Asani dhe Nermine Nuhiju anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë të fshatit Gllumovë.

Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit.

Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimja hfz. Nehale Osmani.

Allahu e shpërbleftë mualimilen për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t’u japë shëndet e shumë suksese