Tuesday, November 17

Fillojnë seancat e dëgjimit për hifzin e kandidatit Nusret Mustafovski

Më 20 prill 2026, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit realizoi seancën e parë të dëgjimit të kandidatit për hafiz Nusret Mustafovski që hifzin e kreu tek muhafizi hfz. Idriz ef. Osmani.

Përfaqësuesi i Myftinisë h. Berat ef. Sadiki, në fjalën e tij, në emër të Myftiut përgëzoi muhafizin dhe hafizin për angazhimin e tyre në këtë rrugëtim të shenjtë, shprehu mirënjohje dhe vlerësoi lartë sakrificën e familjes së hafizit, ndërsa hafizit i uroi suksese dhe shëndet të plotë.

Seancat e dëgjimit zhvillohen në Qendrën e Kuranit “Mustafa Pasha”,para anëtareve të komisionit të hifzit për djem në përbërje:

Hfz. Xhemail ef. Nuhiju;

Hfz. Abdulkerim ef. Ebibi;

Hfz. Xhelil ef. Shabani;

Seancat do të zhvillohen ditëve në vijim në të njejtin vend.