
Më 31 korrik 2026, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, në shoqëri të stafit të Myftinisë, me kënaqësi mori pjesë në ceremoninë e përfundimit të kursit veror 2026, të organizuar nga xhamia e fshatit “Dudije” – Rashçe në koordinim me Myftininë e Shkupit, nën udhëheqjen e mualimes Rejhane Hoxha, ku u mikpritën nga imami i xhamisë h. Emran ef. Hoxha, prindërit e nxënësve dhe xhemati i kësaj ane.
Me një fjalë përshëndetëse, h. Ahmed ef. Hoxha, nën emocione u shpreh i kënaqur me aktivitetin, duke vlerësuar mbështjetjen e Myftinisë për projekte të këtilla në dobi të kësaj gjenerate.
Ndërkaq, mualimeja përgjegjëse Rejhane Hoxha, prezantoi një rezyme mbi rrjedhën e Kursit Veror 2026, duke theksuar përkushtimin dhe angazhimin e nxënësve gjatë gjithë periudhës së realizimit të këtijë aktiviteti me peshë. Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, përgëzoi mualimen për këtë projekt të suksesshëm, ku morën pjesë 140 nxënës në aktivitete të ndryshme kreative dhe fetare, një organizim i shkëlqyer kushtuar edukimit të brezit të ri.
Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për përkrahësit shpirtëror e finaciar të këtij kursi veror, siç është ish imami i xhamisë h. Ahmed ef. Hoxha, h. Selman Imeri për kontributin e dhënë si dhe punën e palodhur të gjithë stafit që kontribuuan në realizimin e këtij projekti.
Në fund të ceremonisë u bë ndarja e certifikatave për të gjithë nxënësit pjesëmarrës në shkollën verore, dhe mirënjohje për mualimen.
Allahu i shpërbleftë mualimet për angazhimin e tyre, ndërsa nxënësve u dhashtë shëndet, sukses dhe mbarësi në jetën e tyre!
