
Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, nën udhëheqjen e Reisul Ulemasë h. hfz. Shaqir ef. Fetait, ishte pjesë e hapjes solemne të Garave Kuranore Ndërkombëtare në Shkup, të organizuara nga Ministria për Çështje Islame, Thirrje dhe Udhëzim e Mbretërisë së Arabisë Saudite, në bashkëpunim me Bashkësinë Fetare Islame të RMV-së.
Në këtë ngjarje të rëndësishme për BFI-në, morën pjesë myftinjtë e BFI-së, shumë hafizë nga vende të ndryshme, të cilët do të garojnë në kategori të ndryshme të garave, si dhe mysafirë nga vendi dhe jashtë vendit tonë.
Urojmë mbarësi dhe shumë suksese për të gjithë garuesit!
