Tuesday, November 17

Myftinia e Shkupit shpërndau 380 Mus’hafë për nxënësit e mektebeve

Referentët e Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani, dhe Arment Halimi realizuan shpërndarjen e 380 Mus’hafave për nxënësit që kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit.

Me Mus’hafa u furnizuan nxënësit e mektebit të:

Mektebi “Drita” – Fushë Tophanë, mualim hfz. Sabaatin ef. Nuhiju;

Mektebi i xhamisë “Ataullah Hoxha” – Studeniçan, mualim Mutalip Ademi;

Mektebi i xhamisë me Dy minare Vizbeg, mualim h. Ibraim ef. Ibrahimi;

Mektebi i xhamisë Llaskarcë, mualime Zelihane Memedi;

Mektebi i xhamisë Qendrore – Moranë, mualime Havushe Tahiri;

Mektebi i xhamisë Nerez i poshtëm, mualime Semra Kurtish;

Mektebi Drita islame – Studeniçan, mualime hfz. Fevzije Osmani;

Mektebi i xhamisë “Nur” – Shuto Orizare mualime, Besa Tahiri Ismaili

Mektebi i xhamisë “Dëshmorët” – Hasanbeg mualim, Sead Jashari;

Mektebi i xhamisë “Omer ibn Abdulaziz” – Hasanbeg mualim, Elez ef. Aliu;

Mektebi i xhamisë “Husein Shah” – Saraj, mualime Qefsere Dauti.

Allahu i shpërbleftë mualimët dhe mualimet për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t’u japë shëndet e shumë suksese.