
Sonte, më 16 tetor 2026, në organizim të Myftinisë së Shkupit, u zhvillua aktiviteti i radhës sportiv me pjesëmarrjen e hoxhallarëve.
Ky aktivitet, i cili organizohet çdo javë, ka për qëllim afrimin dhe forcimin e lidhjeve vëllazërore ndërmjet hoxhallarëve, veçanërisht atyre të rinj, si dhe promovimin e një jetese të shëndetshme përmes aktiviteteve sportive.
Përmes lojës së futbollit, pjesëmarrësit patën mundësinë të kalojnë çaste të këndshme së bashku, duke kultivuar frymën e bashkëpunimit, respektit të ndërsjellë dhe solidaritetit.
Myftinia e Shkupit do të vazhdojë me organizimin e aktiviteteve të këtilla, të cilat kontribuojnë në ruajtjen e shëndetit fizik dhe forcimin e marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet hoxhallarëve.
