Tuesday, November 17

Myftinia e Shkupit organizoi aksion për dhurimin e gjakut në Xhaminë e Mustafa Pashës

Sot, me datë 16 tetor 2026, nën organizimin e Myftinisë së Shkupit në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, nën kujdesin e referentit të Myftinisë h. Berat ef. Sadiki, dita e xhumasë në xhaminë e Mustafa Pashës u karakterizua me një aktivitet të rëndësishëm humanitar, aksionin për dhurimin e gjakut në ndihmë të njerëzve në nevojë.

​​Nismat e tilla dëshmojnë angazhimin tonë ndaj solidaritetit, humanizmit dhe kujdesit për jetën e tjetrit.

​Mirënjohje e veçantë për imamët dhe këshillin e xhamisë së Mustafa Pashës për përkrahjen dhe kontributin e dhënë në realizimin me sukses të këtij aktiviteti të dobishëm.

​Zoti i shpërbleftë të gjithë dhuruesit dhe kontribuuesit!