Wednesday, November 18

Author: myftiniauser

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË FATIH SULLTAN MEHMED – BATINCË
Lajme

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË FATIH SULLTAN MEHMED – BATINCË

Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: hfz. Irfan ef. Sulejmani kryetar, dhe h. Ibraim ef. Ibrahimi, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë "Fatih Sulltan Mehmed" - Batincë. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimi h. Ramadan ef. Hajredini. Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “CILËSIT E THIRRËSIT NË ISLAM”
Lajme

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “CILËSIT E THIRRËSIT NË ISLAM”

Më datë 19 korrik 2024, me fillim në ora 12:30 transmetohet edicioni i 236– në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati e realizuar në studion e TVMyftinia. Mysafir i këtij edicioni është h. Burhan ef. Ramani, i cili do të ligjërojë në temën: "Cilësit e thirrësit në Islam". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit h. Ali ef. Ziberi. Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!
AKTIVITETET E KURSIT VEROR 2024
Lajme

AKTIVITETET E KURSIT VEROR 2024

Në datat 16-18 korrik 2024, në kursin veror të Kur'anit "Modeli Im Pejgamberi Im", përgjatë ditëve të mësimit u zhvilluan aktivitete të ndryshme edukative dhe argëtuese me nxënësit, nuk munguan edhe aktivitetet kreative me punime të ndryshme. Ndërsa, gjatë ditës së sodit realizuan vizitë në IBU - dega stomatologji, aty u mirëpriten nga përgjegjësit dhe profesorë të universitetit, me çka edhe morën udhëzimet mbi shëndetin dhe pastërtin e dhëmbëve si pjesë e rëndësishme në fenë Islame. Disa nga këta aktivitete më poshtë ua paraqesim nëpërmjet fotografive.
MYFTIU TAKOI IMAMIN E XHAMISË “BI – GEBENSTORF” – ZVICËR
Lajme

MYFTIU TAKOI IMAMIN E XHAMISË “BI – GEBENSTORF” – ZVICËR

Me datë 18 korrik 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili mirëpriti në zyren e tij hoxhë Semi ef. Ajeti imam në xhaminë Bashkësia Islame Gebenstorf të Zvicrës Me ç'rast, gjatë takimit u bisedua për jetën fetare në diasporë dhe organizimin e jetës fetare në Myftininë e Shkupit. E lusim Allahun e Madhërishëm që hoxhën e nderuar të e shpërblejë me të mirat e Tij!
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË NEDA – HARAÇINË
Lajme

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË NEDA – HARAÇINË

Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Muberah Jashari Asani dhe Arife Iseni anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë "Neda" - Haraçinë Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimja Rejhane Iseini Ramani. Allahu e shpërbleftë mualimen për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
DUA HATME NË MEKTEBIN E XHAMISË KOLIÇAN I POSHTËM
Lajme

DUA HATME NË MEKTEBIN E XHAMISË KOLIÇAN I POSHTËM

Me 14 korrik 2024, u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin e xhamisë "Koliçan i Poshtëm", nga mualimja Azra Pajazitovska. Mualimja në fjalë në emër të prindërve u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve dhe përfaqësueseve të Myftinisë së Shkupit. Mubera J. Asani në fjalën e rastit në emër të Myftiut foli mbi rëndësinë mësimit të Kuranit Famëlartë dhe bazave kryesore të besimit islam si dhe përgëzoi nxënëset për arritjen e tyre në këtë shkallë. Pas programit të begatë që u realizua, bëri edhe shpërndarjen e certifikatave për nxënësit ndërsa mualimes Azra Pajazitovska iu dhurua mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë. Duanë e hatmes e bëri mualimja Azra Pajazitovska. Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimen ta shpërblejë për kontributin e dhënë nd...
DUA HATME NË XHAMINË XHEDID ISA BEG – SHKUP
Lajme

DUA HATME NË XHAMINË XHEDID ISA BEG – SHKUP

Me 12 korrik 2024, Myftiu i shoqëruar nga stafi i Myftinisë, ndanë së bashku gëzimin e 13 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë "Xhedid Isa Beg" - Seravë, te mualimi h. Rijad ef. Kalisi. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Rijad ef. Kalisi, i cili u dëshiroi mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i xhematlinjëve të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri referenti i Myftinisë h. Fejsall ef. Kadriu. Me këtë rast, në hytbe Myftiu përcolli edhe mesazhin e xhumasë. All-llahu e shpërbleft ...
KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “OBLIGIMET TONA NDAJ FQINJËVE”
Këshilla e xhumasë

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “OBLIGIMET TONA NDAJ FQINJËVE”

Më datë 12 korrik 2024, me fillim në ora 12:30 transmetohet edicioni i 235 – në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati e realizuar në studion e TVMyftinia. Mysafir i këtij edicioni është h. Ali ef. Sadiku, i cili do të ligjërojë në temën: "Obligimet tona ndaj fqinjëve". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani. Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!
DUA HATME NË MEKTEBIN “NAHL” – FUSHË TOPHAN
Lajme

DUA HATME NË MEKTEBIN “NAHL” – FUSHË TOPHAN

Me 11 korrik 2024, u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin "Nahl" - Fushë Tophan në xhaminë "Haxhi Hajredin"- Seravë nga mualimja hfz. Nehal Ibrahimi. Mualimja Ajla Sherifi në fjalë në emër të prindërve u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve dhe përfaqësueseve të Myftinisë së Shkupit. Mubera J. Asani në fjalën e rastit në emër të Myftiut foli mbi rëndësinë mësimit të Kuranit Famëlartë dhe bazave kryesore të besimit islam si dhe përgëzoi nxënëset për arritjen e tyre në këtë shkallë. Pas programit të begatë që u realizua, bëri edhe shpërndarjen e certifikatave për nxënësit ndërsa mualimes hfz. Nehal Ibrahimk iu dhurua mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë. Duanë e hatmes e bëri mualimja hfz. Nehal Ibrahimi. Lusim Allahun Fuqiplotë që mua...
FURNIZOHEN ME MUS’HAFA PESË MEKTEBE TË MYFTINISË SË SHKUPIT
Lajme

FURNIZOHEN ME MUS’HAFA PESË MEKTEBE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Referenti për arsim fetar pranë Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani, me kërkesë të mualimëve realizoi shpërndarjen e 106 Mus'hafave për nxënësit që kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit. Me Mus'hafa u furnizuan nxënësit e mektebeve: Xhamia "Bedër" - Butel, mualim Florin ef. Ademi; Mektebi "Nahël" - Fushë Tophanë, mualime Hfz. Nehal Ibrahimi. Xhamia Sfillare e poshtme, mualim Sheip ef. Ismani; Xhamia "hfz. Xhavit ef. Ibrahimi" - Studeniçan, mualime Vahide Demiri; Xhamia "Sanxhak" - Lubosh, mualim Kadrija ef. Muriç. Allahu i shpërbleftë mualimët për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t’u jap shëndet e shumë suksese.