Wednesday, November 18

Author: myftiniauser

AKTIVITETET E KURSIT VEROR 2024
Lajme

AKTIVITETET E KURSIT VEROR 2024

Në datat 9-10 korrik 2024, në kursin veror të Kur'anit "Modeli Im Pejgamberi Im", përgjatë ditëve të mësimit u zhvilluan aktivitete të ndryshme edukative dhe argëtuese me nxënësit, nuk munguan edhe aktivitetet kreative me punime të ndryshme. Ndërsa, mualimët sot bën shpërndarjen e maicave me llogon e kursit veror të Kuranit të pregaditura nga Myftinia e Shkupit për të gjithë nxënësit. Disa nga këta aktivitete më poshtë ua paraqesim nëpërmjet fotografive.
DUA HATME NË MEKTEBIN “DRITA ISLAME” – STUDENIÇAN
Lajme

DUA HATME NË MEKTEBIN “DRITA ISLAME” – STUDENIÇAN

Me 9 korrik 2024, u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin "Drita Islame"- Studeniçan nga mualimja hfz. Fevzije Osmani. Mualimja në fjalë në emër të prindërve u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve dhe përfaqësueseve të Myftinisë së Shkupit. Arife Iseni në fjalën e rastit në emër të Myftiut foli mbi rëndësinë mësimit të Kuranit Famëlartë dhe bazave kryesore të besimit islam si dhe përgëzoi nxënëset për arritjen e tyre në këtë shkallë. Pas programit të begatë që u realizua, Arife Iseni bëri shpërndarjen e certifikatave për nxënësit ndërsa mualimes hfz. Fevzije Osmani iu dhurua mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë. Duanë e hatmes e bëri mualimja Sadete Ademi. Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimen ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërs...
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË BEDËR – BUTEL
Lajme

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË BEDËR – BUTEL

Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Muberah Jashari Asani dhe Arife Iseni anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë "Bedër" - Butel Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimja Munevere Selimi. Allahu e shpërbleftë mualimen për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
MYFTIU MORI PJESË NË MANIFESTIMIN E BFI-SË KUSHTUAR HIXHRETIT
Lajme

MYFTIU MORI PJESË NË MANIFESTIMIN E BFI-SË KUSHTUAR HIXHRETIT

Me 7 korrik 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, ishte pjesë e organizimit të BFI-së kushtuar Hixhretit, udhëhequr nga kryetari i BFI-së hfz. Shaqir ef.Fetai dhe në prezencë të Myftinjëve të BFI-së dhe shumë personaliteteve me peshë. Në këtë manifestim u nda çmimi “Myfti Vehbi Dibra” për personalitete të ndryshme, ndërsa u realizua shpërndarja e diplomave për të gjithë hafizat që kanë memorizuar Kuranin përgjatë vitit hixhri.
DUA HATME NË MEKTEBIN “EBU BEKËR ES-SIDDIK” – BUTEL
Lajme

DUA HATME NË MEKTEBIN “EBU BEKËR ES-SIDDIK” – BUTEL

Me 6 korrik 2024, u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin "Ebu Bekër es-Siddik"- Butel nga mualimja Suada Jakupi. Mualimja në fjalë në emër të prindërve u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve dhe përfaqësueseve të Myftinisë së Shkupit. Mubera J. Asani në fjalën e rastit në emër të Myftiut foli mbi rëndësinë mësimit të Kuranit Famëlartë dhe bazave kryesore të besimit islam si dhe përgëzoi nxënëset për arritjen e tyre në këtë shkallë. Pas programit të begatë që u realizua, Arife Iseni bëri shpërndarjen e certifikatave për nxënësit ndërsa mualimes Suada Jakupi iu dhurua mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë. Duanë e hatmes e bëri mualimja Suada Jakupi. Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimen ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënës...
KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “HIXHRETI”
Lajme

KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “HIXHRETI”

Më datë 5 korrik 2024, me fillim në ora 12:30 transmetohet edicioni i 234 – në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati e realizuar në studion e TVMyftinia. Mysafir i këtij edicioni është h. Llokman ef. Abdullai, i cili do të ligjërojë në temën: "Hixhreti". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani. Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!
NXËNËSIT E KURSIT VEROR VIZITUAN MONUMENTE HISTORIKE NË ÇARSHI TË SHKUPIT
Lajme

NXËNËSIT E KURSIT VEROR VIZITUAN MONUMENTE HISTORIKE NË ÇARSHI TË SHKUPIT

Me datë 4 korrik 2024, në kuadër të kursit veror të Kuranit, krahas aktiviteteve edukative, kreative dhe argëtuese, sipas planit paraprak u realizuan vizita të monumenteve historike në çarshinë e Shkupit. Mualimët që udhëheqin me kursin veror së bashku me nxënësit vizituan; ● Xhaminë Mustafa Pasha ● Xhaminë Arasta ● Zyret e revistës “Hënëza” ● Instituti i hifzit për vajza "Bezisten" ● Instituti i hifzit për djem "Ismail Efendiu" Me shumë kënaqësi u mirëpritën nga imami i xhamisë "Arasta" h. Rahim ef. Kaloshi, përgjegjësi i Institutit të hifzif për djem "Ismail Efendiu" hfz. Xhemail ef. Nuhiju, përgjegjëset e Institutit të hifzit për vajza "Bezisten" hfz. Kadrije Sulejman dhe hfz. Hysnije Kurtulush, ata u spjeguan punën e përditshme që e bëjnë dhe nxënësit ngelën të kën...
MYFTIU MORI PJESË NË SHPËRNDARJEN E DIPLOMAVE NË MEDRESENË ISA BEU
Lajme

MYFTIU MORI PJESË NË SHPËRNDARJEN E DIPLOMAVE NË MEDRESENË ISA BEU

Me datë 4 korrik 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili ishte i ftuar nga drejtori i medresesë “Isa Beu” dr. Islam ef. Islami, nën udhëheqje të Reisul Ulemasë h. hfz. Shaqir ef. Fetahu, në prezencë të myftinjëve të BFI-së, profesorë, prindër dhe nxënës, kishte kënaqësinë të prezentoj në ceremoninë solemne të organizuar me rastin e shpërndarjes së diplomave të nxënësve të Medresesë “Isa Beu”. Në këtë ditë u bë shpërndarja e diplomave për 103 e nxënës që kanë ndjekur mësimet në këtë vatër arsimore. Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismail, uroi të gjithë nxënësit duke ju dëshiriar suksese të mëtutjeshme, ndërsa të gjithë ata që u angazhuan në edukimin e brezave të rrinj t'i shpërblejë me të mirat e kësaj bote dhe botës tjetër....
GRUPI I DYTË I HAXHILERËVE TË SHKUPIT ARRITËN NË VENDLINDJE
Lajme

GRUPI I DYTË I HAXHILERËVE TË SHKUPIT ARRITËN NË VENDLINDJE

3 korrik 2024, grupi i dytë i haxhinjve arriti në aeroportin e Shkupit, ku u mirëpritën nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu dhe Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili. Ata u dëshiruan mirëseardhje në vendlindje me lutje që haxhi i tyre të jetë i pranuar. Haxhinjtë shëndosh e mirë arritën tek familjet e tyre, të cilët përplot me emocione kishin dalur për t'i pritur. Lusim Allahun Fuqiplotë që haxhin dhe gjitha ibadetet t'ua ketë pranuar.