Tuesday, November 17

Author: myftiniauser

Vazhdojnë vizitat e referentëve të Myftinisë së Shkupit në xhamitë e rajonit të Karadakut
Uncategorized @sq

Vazhdojnë vizitat e referentëve të Myftinisë së Shkupit në xhamitë e rajonit të Karadakut

Sot, më 23 tetor 2026, vazhduan vizitat e referentëve të Myftinisë së Shkupit nëpër xhamitë e rajoneve përkatëse, si pjesë e planit operativ të punës. ​Referenti i rajonit të Karadakut, h. Fejsall ef. Kadriu, vizitoi: Xhaminë "Bardhi" - Bllacë Xhaminë e fshatit Grushinë Xhaminë "Miraxh" - Haraçinë Xhaminë e vjetër në fshatin Bllacë, ku udhëhoqi namazin e xhumasë dhe mbajti hutben. ​ Qëllimi i këtyre vizitave është zhvillimi i takimeve të drejtpërdrejta me nëpunësit fetar dhe këshillet e xhamive me synim vlerësimin e gjendjes aktuale dhe forcimin e bashkëpunimit në nivel institucional. ​
Këshilla e Xhumasë në Radio Vati – “Dhuna dhe veset e kqija tek fëmijët tan”.
Këshilla e xhumasë

Këshilla e Xhumasë në Radio Vati – “Dhuna dhe veset e kqija tek fëmijët tan”.

Sot, me datë 23 tetor 2026, me fillim në ora 12:30 transmetohet edicioni i 325 - të i emisionit "Këshilla e Xhumasë", që transmetohet në valët 88.4 në Radio Vati, kurse realizimi teknik bëhet në studion TVMyftinia. Mysafir i këtij edicioni është h. Reshat ef. Hoxha, imam dhe hatib në xhaminë "Nur" në Shuto Orizare, i cili do të ligjërojë në temën "Dhuna dhe veset e kqija tek fëmijët tan". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani.
Vizitë e Komisionit për vlerësimin e njohurive fetare të nxënësve në mektebin”Hfz. Xhavit ef. Ibrahimi” – Studeniçan
Aktivitete, Lajme

Vizitë e Komisionit për vlerësimin e njohurive fetare të nxënësve në mektebin”Hfz. Xhavit ef. Ibrahimi” – Studeniçan

Komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe h. Lokman ef. Abdullai anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë "hfz. Xhavit ef. Ibrahimi" - StudeniçanGjatë kësaj vizite, komisioni bëri vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimi hfz. Xhelil ef. Shabani Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese. 20.10.2026
U realizua ceremonia e duasë së hatmes në xhaminë “Dudije” në Rashçe
Aktivitete, Lajme

U realizua ceremonia e duasë së hatmes në xhaminë “Dudije” në Rashçe

Më datë 18 tetor 2026, u realizua ceremonia e duasë së hatmes në xhaminë "Dudije" - Rashçe nga mualimja Rejhane Hoxha. Mualimeja Rejhane Hoxha në emër të familjarëve u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve dhe përfaqësueses të Myftinisë së Shkupit. Mualimeja Rejhan Hasani në fjalën e rastit në emër të Myftiut foli mbi rëndësinë mësimit të Kuranit Famëlartë dhe bazave kryesore të besimit islam si dhe përgëzoi nxënëset për arritjen e tyre në këtë shkallë. Pas programit të begatë që u realizua bëri edhe shpërndarjen e certifikatave për 9 gratë që ndoqën mësimet e Kuranit, ndërsa mualimes Rejhane Hoxha iu dhurua mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë. Duanë e hatmes e bëri mualimeja e xhamisë Rejhane Hoxha. Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimen ta shpërb...
Myftinia e Shkupit shpërndau 380 Mus’hafë për nxënësit e mektebeve
Aktivitete, Lajme

Myftinia e Shkupit shpërndau 380 Mus’hafë për nxënësit e mektebeve

Referentët e Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani, dhe Arment Halimi realizuan shpërndarjen e 380 Mus'hafave për nxënësit që kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit. Me Mus'hafa u furnizuan nxënësit e mektebit të: Mektebi "Drita" - Fushë Tophanë, mualim hfz. Sabaatin ef. Nuhiju; Mektebi i xhamisë "Ataullah Hoxha" - Studeniçan, mualim Mutalip Ademi; Mektebi i xhamisë me Dy minare Vizbeg, mualim h. Ibraim ef. Ibrahimi; Mektebi i xhamisë Llaskarcë, mualime Zelihane Memedi; Mektebi i xhamisë Qendrore - Moranë, mualime Havushe Tahiri; Mektebi i xhamisë Nerez i poshtëm, mualime Semra Kurtish; Mektebi Drita islame - Studeniçan, mualime hfz. Fevzije Osmani; Mektebi i xhamisë "Nur" - Shuto Orizare mualime, Besa Tahiri Ismaili Mektebi i xhamisë "Dëshmorët"...
Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili mori pjesë në ceremoninë e duasë së hatmes në xhaminë “Haxhi Sabri” në Batincë
Aktivitete, Lajme

Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili mori pjesë në ceremoninë e duasë së hatmes në xhaminë “Haxhi Sabri” në Batincë

Myftiu i Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili, sot, më 16 tetor 2026, i shoqëruar nga referentët e Myftinisë, hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe z. Jusuf Abdullai, qëndroi mes xhematit të xhamisë "Haxhi Sabri" në Batincë, me rastin e duasë së hatmes për 15 xhematlinjtë e mektebit të kësaj xhamie, të cilët ndoqën mësimet pranë mualimit h. Llokman ef. Abdullai, ndërsa Myftiu u ndau certifikata për përfundimin e leximit të Kuranit Famëlartë. ​Nga mimberi i xhamisë, Myftiu Dr. Qenan ef. Ismaili përcolli mesazhin e xhumasë. Në fjalën e tij, ai theksoi rëndësinë e mësimit të leximit të Kuranit dhe se mosha nuk përbën pengesë, por mjafton përpjekja dhe dashuria për fjalën e Allahut.
Vazhdojnë aktivitetet sportive javore të hoxhallarëve të Myftinisë së Shkupit
Uncategorized @sq

Vazhdojnë aktivitetet sportive javore të hoxhallarëve të Myftinisë së Shkupit

Sonte, më 16 tetor 2026, në organizim të Myftinisë së Shkupit, u zhvillua aktiviteti i radhës sportiv me pjesëmarrjen e hoxhallarëve. Ky aktivitet, i cili organizohet çdo javë, ka për qëllim afrimin dhe forcimin e lidhjeve vëllazërore ndërmjet hoxhallarëve, veçanërisht atyre të rinj, si dhe promovimin e një jetese të shëndetshme përmes aktiviteteve sportive. Përmes lojës së futbollit, pjesëmarrësit patën mundësinë të kalojnë çaste të këndshme së bashku, duke kultivuar frymën e bashkëpunimit, respektit të ndërsjellë dhe solidaritetit. Myftinia e Shkupit do të vazhdojë me organizimin e aktiviteteve të këtilla, të cilat kontribuojnë në ruajtjen e shëndetit fizik dhe forcimin e marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet hoxhallarëve.
Myftinia e Shkupit organizoi aksion për dhurimin e gjakut në Xhaminë e Mustafa Pashës
Aktivitete, Lajme, Uncategorized @sq

Myftinia e Shkupit organizoi aksion për dhurimin e gjakut në Xhaminë e Mustafa Pashës

Sot, me datë 16 tetor 2026, nën organizimin e Myftinisë së Shkupit në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, nën kujdesin e referentit të Myftinisë h. Berat ef. Sadiki, dita e xhumasë në xhaminë e Mustafa Pashës u karakterizua me një aktivitet të rëndësishëm humanitar, aksionin për dhurimin e gjakut në ndihmë të njerëzve në nevojë. ​​Nismat e tilla dëshmojnë angazhimin tonë ndaj solidaritetit, humanizmit dhe kujdesit për jetën e tjetrit. ​Mirënjohje e veçantë për imamët dhe këshillin e xhamisë së Mustafa Pashës për përkrahjen dhe kontributin e dhënë në realizimin me sukses të këtij aktiviteti të dobishëm. ​Zoti i shpërbleftë të gjithë dhuruesit dhe kontribuuesit!
Njoftim – Aksion për dhurimin e gjakut
Aktivitete, Lajme

Njoftim – Aksion për dhurimin e gjakut

Myftinia e BFI-së – Shkup organizon aksion humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, me qëllim të ndihmës ndaj pacientëve në nevojë dhe plotësimit të rezervave të gjakut në institucionet shëndetësore. Aksioni do të mbahet më 16 tetor 2026 (e premte), nga ora 10:00 deri në 15:00, në ambientet e Xhamisë së Mustafa Pashës në Shkup. Myftinia e Shkupit fton të gjithë besimtarët dhe qytetarët që të bëhen pjesë e këtij aktiviteti humanitar, duke dëshmuar solidaritetin dhe përkushtimin ndaj shpëtimit të jetëve njerëzore. Para dhurimit të gjakut, pjesëmarrësit këshillohen të konsumojnë një ushqim të lehtë dhe të pinë mjaftueshëm ujë. Dhuroni gjak, shpëtoni jetë!