Lejohet falja e namazit me xhemat derisa rreshtat-safet nuk janë të ngjeshura-të bashkuara, apo nuk lejohet?
Dihet se falja e namazeve në xhami me xhemat është sunneti i fort (ar. sunnetul muekkede), gjithashtu edhe rreshtimi namazlive në mënyrë që rreshtat (ar, safet) të jenë të ngjitur, respektivisht, falësi të jetë i ngjitur për falësin e tjetër, që nënkupton se, shpatulla e njërit të jetë e ngjitur për shpatullën e tjetrit, fizikisht të jenë afër dhe jo të ndarë. Kjo rregull, respektivisht, ky sunnet vlen edhe për vetë safin, i cili duhet të jetë i drejtë i ngjeshur krah për krah mes namazëlive (falësve), por vlen edhe për distancën mes rreshtave (safeve), ku njëri rresht duhet të jetë pas tjetrit, pa ndonjë distancë dhe hapësirë të madhe.
Shumica e dijetarëve (hanefit, shafiit, malikit) janë të mendimit se, plotësimi dhe ngjeshja e safeve është sunneti i fortë, këtë mund ta kuptoj secili le...










