Tuesday, November 17

Author: user

LIGJERATË FETARE DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË NEREZ TË POSHTËM DHE DIZHON
Aktivitete, Ligjërata për gjininë femërore, Ramazani 2023/1444h

LIGJERATË FETARE DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË NEREZ TË POSHTËM DHE DIZHON

Më 12 prill 2023, Myftinia e BFI – Shkup në bashkëpunim me Medresenë Isa Beu - paralelja e vajzave në vazhdën e aktivitetetve të muajit të shenjtë të Ramazanit realizoi ligjeratë dedikuar gjinisë femërore në Nerez të Poshtëm dhe Dizhon. Programi që u realizua në xhaminë e Nerezit të Poshtëom u hap me ashere nga Kurani Famëlartë të interpretuar nga Gjylten Hajredini. Në fjalën e saj përshëndetëse mualimja Semra Kurtish, pasi përshëndeti të pranishmit dhe falenderoi që kjo ligjëratë zhvillohet në këtë xhami, vlerësoi kontributin e të gjithë atyre që japin mund në zhvillimin e jetës fetare në vend. Të udhëhequra nga prof. hfz. Arzije Muharemi Nuhiu, nxënëset Amra Rushiti dhe Emine Kovaçi zhvilluan temat “Të gjithë jemi të barabartë para Allahut xh.sh." dhe " Mirësitë e leximit të Kur...
ÇLIRIMI I MEKES U SHËNUA NË XHAMINË “ATAULLAH HOXHA”
Aktivitete, Netët e dalluara, Ramazani 2023/1444h

ÇLIRIMI I MEKES U SHËNUA NË XHAMINË “ATAULLAH HOXHA”

Më 11 prill 2023, në xhaminë "Ataullah Hoxha" në Studeniçan, me mesazhe nga Çlirimi i Mekes Myftinia e BFI - Shkup shënoi këtë ditë dhe fillimin e aktiviteteve në netët tek të dhjetë netëve të fundit të muajit të bekuar të Ramazanit. Me prezencë të një numri të madh të xhematlinjëve, këshillit të xhamisë, hatibit Mutalib ef. Ademi dhe hoxhallarëve e hafizlerëve të kësaj ane mysafirët dhe personeli i Myftinisë u mirëprit në një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore. Hatibi i kësaj xhamie në emër të këshillit dhe xhematit falenderoi Myftininë që përzgjodhi xhaminë "Ataullah Hoxha" të shënojë këtë natë dhe fillimin e aktiviteteve në netët tek të dhjetë netëve të fundit të muajit të bekuar të Ramazanit.   Në vazhdim Llokman ef. Kamberi përcolli disa mesazhe nga Çlirimi i Mekes...
LIGJERATË FETARE DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË DYQANXHIK DHE BUTEL
Aktivitete, Ligjërata për gjininë femërore, Ramazani 2023/1444h

LIGJERATË FETARE DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË DYQANXHIK DHE BUTEL

Më 11 prill 2023, Myftinia e BFI – Shkup në bashkëpunim me Medresenë Isa Beu - paralelja e vajzave në vazhdën e aktivitetetve të muajit të shenjtë të Ramazanit realizoi ligjeratë dedikuar gjinisë femërore në Dyqanxhik dhe Butel. Programi që u realizua në xhaminë "Dyqanxhik" u hap me ashere nga Kurani Famëlartë të interpretuar nga Agona Rexhepi. Mualimja Semra Mulaki, në fjalën e saj përshëndeti të pranishmit dhe falenderoi që kjo ligjëratë zhvillohet në këtë xhami. Të udhëhequra nga prof. hfz. Minever Lutfiu Murtezi, nxënëset Hasna Ismaili dhe Sara Qaili zhvilluan temat “Veçoritë e Ramazanit" dhe "Namazi”. Me temë kryesore u praqit prof. hfz. Minever Lutfiu Murtezi. Programi që u realizua në xhaminë “Fetah Efendi" në Butel u hap me ashere nga Kurani Famëlartë të imterpretu...
Aktivitete, Vizita

MYFTIU TAKOI ALIT RAMANOVSKIN

Më 11 prill 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI - Shkup dr. Qenan ef. Ismaili priti në takim Alit Ramanovskin, një nga përkrahësit e projekteve të Myftinisë. Me këtë rast Myftiu i ndau mirënjohje në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë vite me rradhë në përkrahjen e projekteve të ndryshme të Myftinisë.
IFTAR PËR MUALIMET, PROFESORESHAT STUDENTET DHE NXËNËSET E DY VATRAVE ARSIMORE
Aktivitete, Iftare, Ramazani 2023/1444h

IFTAR PËR MUALIMET, PROFESORESHAT STUDENTET DHE NXËNËSET E DY VATRAVE ARSIMORE

Më 10 prill 2023 – 19 Ramazan 1444H, Myftinia e Shkupit, shtroi iftar për mualimet që veprojnë nëpër xhamitë e Myftinisë, profesoreshat, studentet dhe nxënëset e dy vatrave arsimore; Fakultetit të Shkencave Islame dhe “Medresesë Isa Beu”. Iftari që u shtrua në Restoran “Korabi” u begatua me Kuran dhe ilahi të interpretuara nga Kori i Medresesë “Isa Beu” dhe me fjalime të të ftuarave. Duanë e iftarit dhe të ezanit e bëri mualimja Neal Veseli, ndërsa duanë e ushqimit e bëri studentja Besa Selami. Programin që e moderoi Zërijeta Jahjaga vijoi me ashere të interpretuar nga nxënësja e Medresesë Kanita Ferati. Më pas me fjalime u prezantuan administratorja e Medresesë Nurtene Shehu Sakipi. Dekanja e Fakultetit të Shkencave Humane dhe Shoqërore pranë IBU Sejhan Murtezan Ibrahimi u prezan...
LIGJERATË FETARE DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË GAZI BABË DHE SHUTO ORIZARR
Aktivitete, Ramazani 2023/1444h, Vizita

LIGJERATË FETARE DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË GAZI BABË DHE SHUTO ORIZARR

Më 10 prill 2023, Myftinia e BFI – Shkup në bashkëpunim me Medresenë Isa Beu - paralelja e vajzave në vazhdën e aktivitetetve të muajit të shenjtë të Ramazanit realizoi ligjeratë dedikuar gjinisë femërore në Gazi Babë dhe Shuto Orizare. Programi që u realizua në xhaminë "Haxhi Jonuz" në Gazi Babë u hap me ashere nga Kurani Famëlartë të interpretuar nga Hansa Demiri. Të udhëhequra nga prof. Nehal Ibrahimi, nxënëset Isra Memeti dhe Nihan Xhaferi zhvilluan temat “Namazi" dhe "Durimi në sprova”. Me temë kryesore u praqit prof. Nehale Ibrahimi. Duanë e rastit e realizoi mualimja hfz. Nesibe Memeti. Programi që u realizua në xhaminë " Haxhi Azem" në Shuto Orizare u hap me ashere nga Kurani Famëlartë të imterpretuar nga Elma Tahiri. Me fjalë përshëndetëse u paraqit mualimja Arife...
VIZITAT E REFERENTËVE TË MYFTINISË GJATË MUAJIT TË RAMAZANIT
Aktivitete, Ramazani 2023/1444h, Vizita

VIZITAT E REFERENTËVE TË MYFTINISË GJATË MUAJIT TË RAMAZANIT

Në kuadër të aktiviteteve të Myftinisë së BFI - Shkup gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në dhjetë ditët e mesme u realizuan vizita të rregullta xhemateve të xhamive të rajoneve të Shkupit.     Nga 3 deri më 9 prill 2023/12-18 Ramazan 1444h, referentët vizituan xhami dhe xhemate në të gjitha rajonet e Myftinisë. - Xhamitë dhe xhematet e rajonit të Karshiakës; Xhamia "Sanxhak" në Lubosh, xhamia e fshatit Çiflik, xhamia "Reshadije" në Seta petkë, xhamia "Hfz. Xhavit ef. Ibrahimi", xhamia "Ataullah Hoxha", xhamia e fshatit Moranë, xhamia "Fatih Sulltan Mehmed" në Batincë dhe xhamia e fshatit Strugodicë. - Xhamitë dhe xhematet e rajonit të Karadakut; Xhamia "Neda" në Haraçinë, xhamia e fshatit Grushinë, xhamia e fshatit Inxhikovë, xhamia "Haxhi Selam" në fshatin Og...
TRIBUNË FETARE NË XHAMINË BEDËR NË BUTEL
Aktivitete, Ramazani 2023/1444h, Tribuna

TRIBUNË FETARE NË XHAMINË BEDËR NË BUTEL

Më 9 prill 2023, Myftinia e BFI - Shkup realizoi tribunën e dytë fetare në xhaminë Bedër në Butel.    Xhematin e Shkupit e nderoi hoxha Enis ef. Rama Kryetar i Bashkësisë Islame të Mitrovicës. Fillimisht moderatori hfz. Irfan Sulejmani ftoi hatibin e xhamisë Bedër Ferid ef. Selimi për fjalë përshëndetëse. Ai falenderoi Myftiun dhe kolegët hoxhallarë dhe xhematin për prezencën e tyre dhe vlerësoi personalitetin e ligjëruesit. Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në fjalën e tij, falenderoi të pranishmit për prezencën e tyre dhe ligjëruesin që pa hezituar iu përgjigj ftesës të jetë në mesin e xhematit të Shkupit. Në ligjëratën e tij hoxha Enis ef. Rama përcolli disa aspekte të natës së Kadrit, natë e dalluar gjatë muajit të Ramazanit....
LIGJERATË FETARE DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË ÇAIR DHE MORANË
Aktivitete, Ramazani 2023/1444h

LIGJERATË FETARE DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË ÇAIR DHE MORANË

Më 9 prill 2023, Myftinia e BFI – Shkup në bashkëpunim me Medresenë Isa Beu - paralelja e vajzave në vazhdën e aktivitetetve të muajit të shenjtë të Ramazanit realizoi ligjeratë dedikuar gjinisë femërore në Çair dhe Moranë. Programi që u realizua në xhaminë e re në Çair u hap me ashere nga Kurani Famëlartë të interpretuar nga Halima Bale.   Të udhëhequra nga prof. Munever Dauti, nxënëset Amra Ismaili dhe Almedina Rushiti zhvilluan temat “Vlera e femrës në Islam” dhe "Agjërimi". Me temë kryesore u praqit prof. Munever Dauti. Programi që u realizua në xhaminë e fshatit Moranë u hap me ashere nga Kurani Famëlartë të imterpretuar nga Sara Qaili. Të udhëhequra nga prof. Munever Lutfiu Murtezi, nxënëset Agona Rexhepi dhe Vildan Ajrulla zhvilluan temat “Ramazani muaji i mëshirës d...
DITA E BEDRIT U SHËNUA NË XHAMINË “BEDËR” NË BUTEL
Aktivitete, Netët e dalluara, Ramazani 2023/1444h

DITA E BEDRIT U SHËNUA NË XHAMINË “BEDËR” NË BUTEL

Më 8 prill 2023, në xhaminë “Bedër” në Butel, para namazit të teravisë, Myftinia e BFI – Shkup shënoi Ditën e Bedrit. Në këtë solemnitet Myftiun dr. Qenan ef. Ismaili dhe personelin e Myftinisë e mirëpritën hatibi i xhamisë Ferid ef. Selimi, këshilli i xhamisë dhe xhematlinj të shumtë. Fillimisht hatibi i kësaj xhamie Ferit ef. Selimi përshëndeti xhematin dhe falenderoi Myftiun që sonte përzgjodhi këtë xhami për të shënuar ditën e Bedrit. Në vazhdim të programit, Jasir Kadriu kënodi një ashere dhe më pas u kënduan edhe disa ilahi nga Burhan Ferati, Afrim Haziri dhe Asllan Bejta. Në fjalën kryesore, Myftiu përcolli konceptin e Muhamedit a.s. në fitoren e Bedrit dhe jo vetëm. Ai theksoi se sukseset në këtë botë nuk arrihen pa një plan të caktuar, ashtu siç Muhamedi a.s. plani...