HAFIZËT NGA SHKUPI PJESMARRËS NË GARAT KURANORE TË BFI -SË
Më 3 mars - 4 mars , Bashkësia Fetare Islame në nivel republikan realizoi me sukses Garat Kuranore në koordinim me gjithë myfinitë e vendit.
Myftinia e Shkupit prej së afërmi ka përcjellur zhvillimet e kësaj gare gjatë gjithë kohës sa zgjati kjo Garë Kuranore, dhe nga performimi i pjesmarrësve tanë ndjehemi krenarë dhe më të sigurtë në ardhmërinë e Islamit për të cilën do të përkujdesemi, të gjithë bashkë, në shërbim të besimtarëve dhe jetës fetare të vendit tonë.
Në këtë garë të rëndësishme dhe me peshë të madhe për komunitetin tonë Myftinia e Shkupit dërgoi mbi 15 pjesmarrës.
Gara u zhvillua në disa kategori: hifz 5 xhuz, hifz 10 xhuz, hifz 30 xhuz dhe bukurlexim.
Komisioni që bëri vlerësimin e pjesmarrësve ishte i përbërë nga tre anëtarë: Hfz.Shafi Osmani...









