Wednesday, November 18

Author: user

CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË QENDRORE – HASANBEG
Aktivitete, Lajme

CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË QENDRORE – HASANBEG

Sot, më 11 janar 2020 (e shtunë) pas faljes së namazit të drekës, në Xhaminë Qendrore të Hasanbegut u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të nxënësve pranë mektebit të xhamisë. Në këtë program ishin të pranishëm Myftiu dr.Qenan ef.Ismaili, prof.dr.Taxhedin ef.Bislimi, referentët e Myftinisë, hoxhallarë e familjarë të nxënësve si dhe një numër i konsiderueshëm i xhematlinjëve të kësaj lagje. Para fillimit të programit me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua Fejsall ef.Kadriu, ish hatib dhe mualim i xhamisë për disa vite, aktualisht, referent i Vakëfit pranë Myftinisë, i cili falenderoi të pranishmit që kanë ndarë kohë për të prezentuar në këtë ceremoni në emër të familjarëve të nxënësve. "Ndjehem i nderuar, dhe kam kënaqësinë ...
Aktivitete, Lajme

MYFTIU MBAN HYTBEN E XHUMASË NË XHAMINË E LAGJES BARDHI TË FSHATIT BLLACË.

Sot, më 10 janar 2020 , Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili i shoqëruar nga referenti përgjegjës për rajonin e Karadakut Fejsall ef.Kadriu, përcolli mesazhin e ditës së xhuma në xhaminë 'Bardhi' të fshatit Bllacë. Myftiu u mirëprit nga hatibi i xhamisë Abdulbaki ef.Llokmani dhe xhemati i xhamisë së këtij fshati. "Besimtari i mirë në jetën e tij jeton mes frikë-respektit ndaj All-llahut dhe shpresës ndaj mëshirës dhe faljes nga ana e Tij, por, mbi gjitha ai din t'i jep përparësi mendjes, me maturi merr çdo vendim, para çdo fjale të thënë, para çfarëdo veprimi që ndërmer, i mendon pasojat." - tha mes tjerash Myftiu në hytben e xhumasë. Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV - Shkup . Sot, më 10 janar 2020 , Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili i shoqëruar nga referenti përgjegjës pë...
EDICIONI 32 I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI
Aktivitete, Emisione, Lajme

EDICIONI 32 I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI

Sot, 10.01.2020, nën udhëheqjen e referentit të Myftinisë Rexhep ef.Imerit, transmetohet edicioni i radhës në kuadër të emisionit "Këshilla e xhumasë" , emision ky në të cilin ftohen teologë për të trajtuar tema të ndryshme për dëgjuesit e Radio Vatit. Mysafir i radhës në emisionin e sotëm është hoxhë Sadudin ef.Murati, hatib në xhaminë e fshatit Krushopek të Sarajit. Emisioni do të transmetohet sot (e xhuma), ora 11:00. Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI në RMV - Shkup
MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË “ALLAXHA”
Aktivitete, Lajme

MYFTIU VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË “ALLAXHA”

Sot, më 3 janar 2020, Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili i shoqëruar nga operativa e Myftinisë, në kuadër të vizitave javore kushtuar xhemateve të xhamive të territorit të Myftinisë së BFI – Shkup, vizitoi xhematin e xhamisë Allaxha pas rikonstruimit dhe punime të zhvilluara në objektin e xhamisë. Hatibi i xhamisë Llokman ef. Kamberi, anëtarët e këshillit të xhamisë dhe xhemati i pranishëm mirëpritën Myftiun dhe referentët e Myftinisë. Para namazit të xhumasë Myftiu iu drejtua besimtarëve me fjalë përshëndetëse. “Si rezultat i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe vëllazëror nga ana e TIKA-së së Turqisë, me mbështetjen e treguar, kjo xhami mori këtë pamje të bukur" Por, besimtarët tanë gjithmonë kanë demonstruar dashuri dhe përkushtim ndaj xhamive, të parët tanë dhanë kontribut të madh n...
EDICIONI 31 I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI
Aktivitete, Lajme

EDICIONI 31 I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI

Sot, 3 janar 2020, nën udhëheqjen e referentit të Myftinisë Rexhep ef.Imerit, transmetohet edicioni i rradhës në kuadër të emisionit "Këshilla e xhumasë" , emision ky në të cilin ftohen teologë për të trajtuar tema të ndryshme për dëgjuesit e Radio Vatit. Mysafir i radhës në emisionin e sotëm është hoxhë Mutalib ef.Ademi, hatib në xhaminë " Ataullah Efendi " të Sudeniçanit. Emisioni do të transmetohet sot (e xhuma), ora 11:00. Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI në RMV - Shkup
MYFTINIA E SHKUPIT REALIZON EDICIONIN E 23-TË TË EMISIONIT “DRITA E JETËS” NË RADIO SHKUPI
Aktivitete, Lajme

MYFTINIA E SHKUPIT REALIZON EDICIONIN E 23-TË TË EMISIONIT “DRITA E JETËS” NË RADIO SHKUPI

Sonte, 02.01.2020 transmetohet edicioni i rradhës i emisionit edukativo - fetar "Drita e Jetës" nën udhëheqjen e Valbona Zunçe - Pajazitit. I ftuar në emisionin e sontëm është Muzemil ef.Osmani, shefi i kabinetit të Reis'ul Ulemasë, h.Sulejman ef.Rexhepit. Tema: Dashuria ndaj Muhamedit (a.s). Emisioni do të transmetohet sonte me fillim nga ora 21:30 - 22:30, në valët e Radio Shkupit. Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV - Shkup
CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË “OMER IBN ABDULAZIZ” – KAMENIK
Aktivitete, Lajme

CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË “OMER IBN ABDULAZIZ” – KAMENIK

Sot, më 29.12.2019 (e diel) pas faljes së namazit të drekës, në xhaminë Omer ibn Abdulaziz të Kamenikut u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të nxënësve pranë mektebit të xhamisë. Në këtë program ishin të pranishëm Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili, referentët e Myftinisë, hoxhallarë, xhematlinjë e familjarë të nxënësve. Para fillimit të programit me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua mualimi i nxënësve Bajram ef.Salihi i cili falenderoi të pranishmit që kanë ndarë kohë për të prezentuar në këtë ceremoni. Më pas, fjala e rastit i takoi Myftiut i cili mes tjerash tha: "Mektebet janë vende ku edukohen gjeneratat e reja të shëndosha, ku fitohen njohuritë bazë të fesë, ku mësohet morali dhe edukata islame dhe ky rezultat arrihet vet...
MYFTINIA E SHKUPIT REALIZOI MBLEDHJEN E RREGULLT RAPORTUESE PËR VITIN 2019
Aktivitete, Lajme

MYFTINIA E SHKUPIT REALIZOI MBLEDHJEN E RREGULLT RAPORTUESE PËR VITIN 2019

Sot, më 28.12.2019 (e shtunë), në prani më tepër se 250 pjesmarrësve: kryetarëve dhe anetarëve të këshilleve të xhamive të Myftinise, kryetarit të kuvendit të BFI - së Fadil ef.Ramadanit, anëtarëve të Myftinisë, u realizua mbledhja e rregullt raportuese. Në këtë mbledhje Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili para këtij numri të madh të pranishmëve paraqiti në mënyrë të hollësishme të gjitha aktivitetet e relizuara përgjatë vitit 2019 si dhe në pjesën e dytë, planin aksional për vitin e ardhshëm 2020. Disa nga pikat kryesore të aktiviteteve që prezantoi Myftiu ishin: Ngritja e punës profesionale të ekzekutivit (operativës) , pjesmarrja mediatike, instucionalizimin dhe rregullimin e statusit të xhamive, bashkëpunimi i brendshëm dhe i jashtëm institucional, ngritja profesionale e hatibëve dhe i...
MYFTIU MBAN HYTBEN E XHUMASË NË XHAMINË KARSHIAKA TË FSHATIT BATINCË
Aktivitete, Lajme

MYFTIU MBAN HYTBEN E XHUMASË NË XHAMINË KARSHIAKA TË FSHATIT BATINCË

Sot, 27.12.2019, Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili i shoqëruar nga operativa e Myftinisë, vizitoi xhematin e xhamisë “Karshiaka” të fshatit Batincë - Komuna e Studeniçanit. Që nga emërimi Myfti i Myftinisë së BFI - Shkup, Myftiu Dr. Qenan ef. Ismaili për çdo javë vizitoi nga një xhami nga gjitha rajonet dhe me këtë hutbe të fundit të paraparë për këtë vit rrumbullakësoi vizitat kushtuar xhemateve të territorit të Myftinisë së Shkupit. Hatibi Rasim ef. Ademi dhe këshilli i xhamisë shprehën mirënjohjet dhe falenderimet ndaj Myftiut duke I dëshiruar shëndet dhe suksese në të ardhmen. Në hytben e xhumasë Myftiu mes tjerash tha: "Muslimanin shebullor e karakterizon drejtësia kudo dhe me këdo që flet, pavarësisht çdo situate.Një shoqëri e drejtë dhe pa fe është më e mirë se një shoqëri fe...
EDICIONI 30 I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI
Aktivitete, Lajme

EDICIONI 30 I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI

27 dhjetor 2019 Në emisionin tashmë të mirënjohur për dëgjuesit, nën udhëheqjen e referentit të Myftinisë Rexhep Imeri, ftohen çdo të premte, teologë për të trajtuar tema të ndryshme për dëgjuesit e Radio Vatit. Mysafir i radhës në emisionin e sotëm është hoxhë Shefket ef.Baftjari, hatib në xhaminë NEDA - Haraçinë. Tema: Ne, përballë festave të tjerëve Emisioni do të transmetohet sot (e xhuma), ora 11:00. Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI në RMV - Shkup