MYFTINIA E BFI – SHKUP MBAN MBLEDHJEN E FUNDIT PËR VITIN 2019 ME ANËTARËT E MYFTINISË
Më 17.12.2019 (e martë), Myftinia e Shkupit në udhëheqje të Myftiut Dr. Qenan ef. Ismaili realizoi mbledhjen e rregullt me anëtarët e saj.
Në këtë mbledhje raportuese, të fundit për këtë vit, Myftiu në mënyrë të detajuar paraqiti raportin e aktiviteteve të realizuar përgjatë këtij viti.
Nga shumë pika të përmendura, disa nga sukseset e arritura gjatë këtij viti që u raportuan në këtë mbledhje ishin zgjidhja e problemeve të shumta me vakufin, rregullimi i statusit të mbi 30 nëpunësve fetar (sigurimi shëndetësor dhe pensional), rritja e rrogës mesatare në nivel të përgjithshëm të mbi 50 % të nëpunësve fetar - për 30%, rregullimi i statusit juridik të xhamive, raport i detajuar i akcioneve të realizuara nëpër xhamitë e Shkupit, organizimi i trajnimeve dhe seminareve kushtuar n...










