Wednesday, November 18

Author: user

VIZITAT E RREGULLTA KUSHTUAR XHAMIVE TË SHKUPIT NGA REFERENTËT E MYFTINISË
Lajme

VIZITAT E RREGULLTA KUSHTUAR XHAMIVE TË SHKUPIT NGA REFERENTËT E MYFTINISË

Më 04.10.2019, referenti i Myftinisë së Shkupit, dr.Fatmir ef.Zaimi prezantoi në 5 xhami të Shkupit përgjatë 5 kohëve të namazit. ▪︎Në kohën faljes së namazit të sabahut vizitoi xhematin e xhamisë 'Uhud'. ▪︎Në kohën e faljes së namazit të xhumasë vizitoi xhematin e xhamisë Kapixhi Hamza, ku mbajti dhe hytben e xhumasë. ▪︎Në kohën e faljes së namazit të ikindisë, vizitoi xhematin e xhamisë 'Fetah Efendi' ▪︎Në kohën e faljes së namazit të akshamit vizitoi xhematin e xhamisë 'Hatunxhik'. ▪︎Në kohën e faljes së namazit të jacisë, vizitoi xhematin e xhamisë 'Mehmet Kebir Çelebi'. Pas faljes së namazit në xhamitë e lartëpërmendura, Fatmir ef.Zaimi ndau kohë për të bashkëbiseduar me xhematlinjtë dhe për t'i njoftuar nga afër me rregulloren e Myftinisë rret...
MYFTIU DR.QENAN EF.ISMAILI PRANË BESIMTARËVE TË FSHATIT SHISHOVË PËR TË PËRCJELLUR MESAZHIN E XHUMASË
Lajme

MYFTIU DR.QENAN EF.ISMAILI PRANË BESIMTARËVE TË FSHATIT SHISHOVË PËR TË PËRCJELLUR MESAZHIN E XHUMASË

Më 04.10.2019, Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili i shoqëruar nga operativa e Myftinisë vizitoi xhematin e fshatit Shishovë. Hatibi Mitat ef.Ismani, këshilli i xhamisë dhe xhemati i pranishëm në këtë xhami bënë një pritje vëllazërore ndaj Myftiut dhe referentëve të Myftinisë. Myftiu në hutben e xhumasë foli për shpërblimet që bartë ruajtja e lidhjeve farefisnore të cilat janë shkak për mbajtjen e lidhjes tonë me Allahun. Pas faljes së namazit, Myftiu ndau kohë për një çaj dhe bashkëbisedë me banorët e këtij fshati. Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFIM në RMV - Shkup
AKTIVITETI SPORTIV-‘NDESHJE FUTBOLLI ME IMAMËT E MYFTINISË SË SHKUPIT
Lajme

AKTIVITETI SPORTIV-‘NDESHJE FUTBOLLI ME IMAMËT E MYFTINISË SË SHKUPIT

Mbrëmë, 03.10.2019, në stadiumin e futbollit pranë gjimnazit 'Zef Lush Marku'-Shkup u realizua me sukses ndeshja me imamët e Myftinisë së Shkupit. Myftinia e Shkupit do të vazhdon me realizimin e këtij aktiviteti rekreativ një herë në javë, në të njëjtën kohë e në të njëjtin vend. Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV- Shkup
EMISIONI “KËSHILLA E XHUMASË” PRANË DËGJUESVE TË RADIO VATIT
Lajme

EMISIONI “KËSHILLA E XHUMASË” PRANË DËGJUESVE TË RADIO VATIT

  Myftinia e Shkupit vazhdon të jetë pranë dëgjuesve të valëve të radio Vatit. Në emisionin javor 'Këshilla e xhumasë' ftohen teologë e profesorë që trajnojnë tema të ndryshme në bazë të kërkesave të dëgjuesve. Mysafir i radhës në emisionin e sotëm ishte hoxhë Ali Sadiku, hatib në xhaminë 'Rezistenca'-Haraçinë. Tema: Humanizmi, virtyt i besimtarit Emisioni do të transmetohet sot, me fillim nga ora 12:00. Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFIM në RMV - Shkup
CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË QËNDRORE TË FSHATIT BATINCË
Lajme

CEREMONIA E DUASË SË HATMES NË XHAMINË QËNDRORE TË FSHATIT BATINCË

Më datë 29.09.2019 (e diel) pas faljes së namazit të ikindisë në xhaminë "Sulltan Mehmed Fatih" të fshatit Batincë, në prani të një numri të konsiderueshëm të xhematlinjëve, familjarëve të nxënësve , hoxhallarëve të këtij rajoni,u organizua duaja e hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të nxënësve pranë mektebit të kësaj xhamie. Këtë ceremoni rasti e nderoi Myftiu i Myftinisë së Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga operativa e myftinisë, ku u mirëpritën nga këshilli i xhamisë, mualimi Ramadan ef.Hajredini i i cili falënderoi Myftiun dhe të gjithë të pranishmit për pjesmarrjen e tyre në këtë ceremoni. Fjalë rasti kishte Myftiu Dr. Qenan ef.Ismaili i cili foli mbi rëndësinë e mësim-besimit fetar. Veç tjerash përgëzoi , prindërit dhe mualimin për angazhimin e pë...
DUAJA E HATMES NË XHAMINË E FSHATIT KRUSHOPEK – SARAJ
Lajme

DUAJA E HATMES NË XHAMINË E FSHATIT KRUSHOPEK – SARAJ

Sot, më 29.09.2019 (e diel) pas faljes së namazit të drekës në xhaminë e fshatit Krushopek u organizua duaja e hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të nxënësve pranë mektebit të kësaj xhamie. Në prani të një numri mjaft të madh të xhematit, familjarëve të nxënësve e hoxhallarë, këtë ceremoni rasti e nderoi Myftiu i Myftinisë së Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga operativa e myftinisë, i pranishëm ishte dhe kryetari i kuvendit të BFI-së Fadil ef.Ramadani, ku u mirëpritën nga këshilli i xhamisë, nikoqori Sadudin ef.Murati i cili falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesmarrjen e tyre në këtë ceremoni. Fjalë rasti kishte Myftiu Dr. Qenan Ef.Ismaili i cili foli mbi rëndësinë dhe rolin e prindërit në udhëzimin e fëmijëve në mësimin e fjalës së Allahut. Veç tj...
TRAJNIM NJËDITOR KUSHTUAR MUALIMËVE TË QYTETIT TË SHKUPIT
Lajme

TRAJNIM NJËDITOR KUSHTUAR MUALIMËVE TË QYTETIT TË SHKUPIT

  Sot, 28.09.2019(e shtunë), në hapësirat e 'Restorant Oaza'-Shkup, Myftinia e Shkupit, gjegjësisht Sektori Fetaro-Arsimor organizoi me sukses trajnimin njëditor: "PROCESET DIDAKTIKE DHE IMPLIKIMI I TEKNOLOGJISË NË MEKTEBE", dedikuar mualimëve të autorizuar që shërbejnë në mektebe pranë xhamive të Shkupit. Trajnimi filloi me fjalën përshëndetëse të Myftiut të Shkupit, Dr.Qenan ef.Ismail i cili falenderoi për komunikimin e vazhdueshëm me Myftininë me qëllim të realizimit të objektivave të përbashkëta. Ai porositi që të vazhdojnë me realizimin e procesit edukativ në kornizat e rregullores dhe plan-programit të ofruar nga ana e Myftinisë. Myftiu veç tjerash, përgëzoi mualimët për angazhimin e tyre në edukimin e të rinjve mbi njohuritë bazë të fesë islame dhe uroi mbarësi për ...
MYFTINIA E SHKUPIT VAZHDON ME CIKLIN E EMISIONEVE “KËSHILLA E XHUMASË” NË VALËT E RADIO VATIT   
Lajme

MYFTINIA E SHKUPIT VAZHDON ME CIKLIN E EMISIONEVE “KËSHILLA E XHUMASË” NË VALËT E RADIO VATIT  

Myftinia e Shkupit vazhdon të jetë afër dëgjuesve të radio Vatit me emisionin tashmë të mirënjohur për dëgjuesit "Këshilla e xhumasë".   Në këto emisione javore prezantojnë; teologë,profesorë nga Fakulteti i Shkencave Islame, profesorë nga Medreseja Isa Beu si dhe imamë e hatibë që shërbejnë në kuadër të Myftinisë së Shkupit. Udhëheqës i emisionit: prof.Rexhep Imeri Sot, mysafir i radhës ishte hoxhë Bexhet ef.Dernjani, hatib në xhaminë Haxhi Muhijdin në lagjen Seravë të Shkupit. Tema: Kërkimfalja (istigfari)   Emisioni transmetohet çdo të premte, me fillim nga ora 12:00.   Zyra për informim pranë Myftinisë së BFIM në RMV - Shkup
MYFTIU DR.QENAN EF.ISMAILI VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË SË LAGJES VIZBEG
Lajme

MYFTIU DR.QENAN EF.ISMAILI VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË SË LAGJES VIZBEG

  Sot, 27.09.2019, Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili përcolli mesazhin e xhumasë në hutben e mbajtur në xhaminë e lagjes Vizbeg.   Në këtë ditë të veçantë për besimtarët e Vizbegut, me ftesë të këshillit të xhamisë dhe hatibit hafëz Irfan ef.Sulejmani, Myftiu i shoqëruar nga operativa e Myftinisë ishte në mesin e xhematit për të përcjellur mesazhin e ditës dhe për të përuruar përfundimin e projektit të zhvilluar në zbukurimin e kubes dhe hapësirave të reja të xhamisë.   Pas faljes së namazit, Myftiu ndau kohë për të bashkëbiseduar me xhematin, me ç'rast uroi ata për kontributin e dhënë në forma të ndryshme drejt përfundimit të punimeve në këtë shtëpi të Zotit.   Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI- së në RMV- Shkup  ...
RAPORTI I AKTIVITETEVE 2018 TANIMË NË FORMATIN ELEKTRONIK
Lajme

RAPORTI I AKTIVITETEVE 2018 TANIMË NË FORMATIN ELEKTRONIK

Myftinia e Shkupit ofron në formatin elektronik raportin e aktiviteteve të realizuara përgjatë vitit 2018, për të gjithë mbështetësit dhe ndjekësit e aktiviteteve tona. Në këtë raport ofrohen gjitha informacionet zyrtare për çdo aktivitet të realizuar brenda vitit të kaluar. Raporti fillon me mesazhin e kreut të Bashkësisë Fetare Islame në RMV, Reis ul-Ulema h.Sulejman ef.Rexhepi dhe me mesazhin e ofruar nga Myftiu i Shkupit, Dr. Qenan ef.Ismaili. Më pas, bëhet përshkrim mbi veprimtarinë e Myftinisë, prezentimin e personelit dhe roli i tyre në sektoret përkatëse. Në kaputujt e rradhës bëhet sqarim mbi rregullimin  e brendshëm institucional,bashkëpunimet me institucionet simotra, ngritja profesionale e nëpunëve fetar dhe përmirësimi i statusit financiar të tyre, organizimi i Haxhit 2018...