Tuesday, November 17

Author: user

Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit ‘Keuther’ – Studeniçan.
Lajme

Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit ‘Keuther’ – Studeniçan.

Më 22.09.2019 (e diel), kryetari i komisionit Mr.Nexhmi ef.Ferati dhe anëtari Sadudin ef.Murati vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Studeniçan. Komisioni i Myftinisë kontrolloi njohuritë e tyre mbi: leximin e Kur'anit, nxënia e sureve përmendësh dhe njohuritë tjera elementare të bazuara në planprogramin e Myftinisë Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimi i xhamisë, Hfz.Adnan ef.Elmazi, Të përgatitur për të marrë pjesë në ceremoninë e hatmes ishin gjithsej: 21 nxënës. Lusim Allahun e Madhërishëm që ta shpërblen mundin mualimit, ndërsa, nxënësve i'u dëshirojmë suksese të mëtutjeshme! Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI-së në RMV-Shkup
Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Moranë
Lajme

Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Moranë

Dje, 22.09.2019 (e diel), Komisioni për Vlerësim të Nxënësve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Moranë Komisioni i Myftinisë kontrolloi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit të Myftinisë. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimi i xhamisë, Adnan ef.Kadriu, gjithsej 12 nxënës të përgatitur. Lusim Allahun e Madhërishëm që ta shpërblen mualimin me Mirësitë e Tij për kontributin e dhënë! Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI-së në RMV-Shkup
MYFTIU PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË E FSHATIT DËRZHILLOVË
Lajme

MYFTIU PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË NË XHAMINË E FSHATIT DËRZHILLOVË

Sot, 20.09.2019, Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili i shoqëruar nga operativa e Myftinisë vizitoi xhematin e fshatit Dërzhillovë. Besimtarët e këtij fshati në krye me hoxhë Nuri ef.Sejdi i cili shërben si imam, hatib dhe mualim në këtë xhami, mirëpritën ardhjen e Myftiut dhe operatives së Myftinisë. Myftiu në hutben e xhumasë përcolli disa mesazhe për hirë të kësaj dite të bekuar, në theks të veçantë foli më tepër mbi rëndësinë dhe dobinë e të menduarit pozitiv për njëri tjetrin, sepse ne jemi pjesë e një trungu të përbashkët, një ummeti që ofron pozitivitet e mirësi në çdo gjendje. Myftiu mesazhin e xhumasë e përcolli në gjuhën maqedone, për nder të besimtarëve të këtij fshati. Pas faljes së namazit, Myftiu ndau kohë për të dëgjuar nga afër kërkesat direkte, nevojat dhe për tu njoftua...
Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Llokë
Lajme

Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Llokë

Më 21.09.2019 (e shtunë), kryetari i komisionit Mr.Nexhmi ef.Ferati dhe anëtari Zekirija ef.Tairi vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Llokë Komisioni i Myftinisë kontrolloi njohuritë e tyre mbi: leximin e Kur'anit, nxënia e sureve përmendësh dhe bazat e besimit. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimi i xhamisë, Ramadan ef.Ramadani, gjithsej 21 nxënës të përgatitur për të kryer duanë e hatmes. Ndryshe, kjo ishte vizita e dytë e realizuar nga komisioni, kushtuar nxënësve të këtij mektebi. Lusim Allahun e Madhërishëm që ta shpërblen mualimin me Mirësitë e Tij të panumërta ndërsa nxënësve t'u jep shëndet e vullnet në nxënien dijes së hajrit! Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI-së në RMV-Shkup
Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Krushopek
Lajme

Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Krushopek

Më 21.09.2019 (e shtunë), kryetari i komisionit Nexhmi ef.Ferati dhe anëtari Zekirija ef.Tairi vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Krushopek. Qëllimi i vizitës ishte kontrollimi i njohurive të tyre mbi: leximin e Kur'anit, nxënia e sureve përmendësh dhe bazat e besimit. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimi i xhamisë, Sadudin ef.Murati Të përgstitur për të kryer duanë e hatmes ishin gjithsej 31 nxënës. Komisioni vlerësoi me notë të lartë punën dhe kontributin e mualimit. Lusim Allahun e Madhërishëm që ta shpërblen mundin e mualimit ndërsa nxënësve t'ua shton dijen! Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI-së në RMV
Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Nigishtan
Lajme

Komisioni për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Nigishtan

Dje, më 21.09.2019 (e shtunë), Kryetari i Komisionit Mr.Nexhmi ef.Ferati dhe anëtari Zekirija ef.Tairi vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Nigishtan. Kjo vizitë u realizua pas ftesës së pranuar nga ana e mualimit Samir ef.Hamidi. Qëllimi i vizitës ishte kontrollimi i njohurive të tyre mbi: leximin e Kur'anit, nxënia e sureve përmendësh, bazat e besimit dhe njohuritë tjera elementare. Komisioni mbeti i kënaqur nga njohuritë e fituara të 16 nxënësve të përgaritur për kryerjen e hatmes dhe vlerësoi me notë të lartë punën dhe kontributin e mualimit. Allahu Fuqiplotë e shpërbleftë mundin e mualimit ndërsa nxënësve u dëshirojmë suksese të mëtutjeshme! Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI-së në RMV
MYFTINIA E SHKUPIT RIFILLON ME CIKLIN E EMISIONEVE “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI
Lajme

MYFTINIA E SHKUPIT RIFILLON ME CIKLIN E EMISIONEVE “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI

Projekti i realizuar që dy vite me rradhë në bashkëpunim me Myftininë e Shkupit dhe radio Vatin do të vazhdon të realizohet edhe përgjatë këtij viti.   Në këto emisione për çdo javë do të prezantojnë teologë nga fusha të ndryshme, profesorë nga Fakulteti i Shkencave Islame, profesorë nga Medreseja Isa Beu si dhe imamë e hatibë të angazhuar nëpër xhamitë e Shkupit me rrethinë.   Sot, mysafir i parë ishte hoxhë Orhan Saliu, hatib në xhaminë Husein Shah, në Saraj. Tema: "Edukata e fjetjes"   Emisionet do të transmetohen , një herë në javë, çdo të premte me fillim nga ora 12:00.   Zyra për informim pranë Myftinisë së BFIM në RMV - Shkup
Lajme

MYFTIU DR. QENAN EF. ISMAILI REALIZOI TAKIM VLERËSUES ME UDHËHEQËSINË E HAXHILERËVE TË SHKUPIT

Sot, 18.09.2019, në hapsirat e Myftinisë së Shkupit u realizua takim vlerësues me udhëheqësinë e haxhilerëve të Shkupit Takimi filloi me fjalët përshëndetëse nga ana e Myftiut Dr.Qenan ef.Ismaili i cili mes tjerash falenderoi të pranishmit për kontributin e dhënë në realizimin e suksesshëm të Haxhit. Më pas, prezantoi raportin e detajuar mbi ecurinë e organizimit që nga dita e parë e deri në ditën e fundit. Të pranishmëve iu dha hapsirë që të paraqesin qëndrimet, vërjetjet e tyre për një organizim sa më të mirë në vitet e ardhëshme. Në fund të këtij takimi, , Myftiu ndau mirënjohje për udhëheqësinë e Shkupit, në shenjë falenderimi për detyrën e kryer me përgjegjësi dhe përkushtim. Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV-Shkup...
SEANCA E FUNDIT E DËGJIMIT TË KANDIDATES PËR HAFIZE SUMEJA NEZIRI
Uncategorized @sq

SEANCA E FUNDIT E DËGJIMIT TË KANDIDATES PËR HAFIZE SUMEJA NEZIRI

⁹Sot, e mërkurë (18.09.2019), pas faljes së namazit të drekës, në hapësirat e mektebit të xhamisë 'Mustafa Pashë', në prezencë të familjarëve , hoxhallarëve, xhematit dhe Komisionit për Dëgjim dhe Vlerësim të hafizëve pranë Myftinisë së Shkupit kandidatja Sumeja Neziri, studente pranë FSHI-së, kreu me sukses seancën e tretë të dëgjimit. Fjala e rastit në emër të Myftinisë së Shkupit i takoi referentit Dr.Fatmir ef. Zaimit, i cili përshëndeti të pranishmit në emër të myftinisë. Përbërja e komisionit; Hfz. Sheval ef. Azizi (kryetar) Hfz. Sadudin ef. Sulejmani (anëtar) Hfz. Xhemail ef. Nuhiu (anëtar) Komisioni dëgjoi xhuzin e 21-të, xhuzin 24-të dhe xhuzin 29-të. Komisioni me këtë seancë përfundoi me dëgjimin e kandidates. Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI në RMV - ...