Tuesday, November 17

Arsimi

FURNIZOHEN ME MUS’HAFA KATËR MEKTEBE TË MYFTINISË SË SHKUPIT
Aktivitete, Arsimi, Furnizimi me Mus'hafa

FURNIZOHEN ME MUS’HAFA KATËR MEKTEBE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Referenti për arsim fetar pranë Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani, më 01 shkurt 2023, me kërkesë të mualimëve realizoi shpërndarjen e 101 Mus'hafëve për nxënësit që kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit. Me Mus'hafa u furnizuan nxënësit e mektebit të: Xhamisë “Fetah efendi” - Butel, mualime Semra Mulaki; Xhamisë “Qendrore” - Haraçnë, mualime Nebehat Zendeli; Xhamisë “Rezistenca” - Haraçinë, mualim Ali ef. Sadiku; Xhamisë “Omer ibën Abdulaziz” - Hasanbeg , mualim Elez ef. Aliu.
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË SË FSHATIT BOJANË
Aktivitete, Arsimi, Vlerësim të nxënësve të mektebeve

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË SË FSHATIT BOJANË

Komisioni për Vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: hfz. Irfan ef. Sulejmani kryetar dhe Ali ef. Ziberi anëtar, më 31 janar 2023 vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Bojanë. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimi Besar ef. Ilazi.
CEREMONI E HATMES NË XHAMINË HAXHI IMER NË LUBOTEN
Aktivitete, Ceremoni hatme

CEREMONI E HATMES NË XHAMINË HAXHI IMER NË LUBOTEN

Më 20 janar 2022, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga stafi i zyrës së Myftinisë dhe shumë kolegë hoxhallarë ndanë së bashku gëzimin e 14 nxënësve të mektebit të xhamisë "Haxhi Imer" në Luboten, me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën tek mualimi Nimet ef. Aliu. Në fjalën e tij mirëseardhëse mualimi Nimet ef. Aliu falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë solemnitet, falenderoi prezencën e Myftiut dhe personelit të Myftinisë. Ai shprehu kënaqësinë e tij që sot para xhematlinjëve prezanton nxënësit që me sukses mbaruan kursin e mësimbesimit. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre të mësimbesimit dhe më pas u pajisën me certifikata të hatmes së mbaruar. Myftiu në fjalën e tij uroi nxënësit dhe mualimin për suksesin e arritu...
Aktivitete, Arsimi, Vlerësim të nxënësve të mektebeve

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË HAXHI IMER NË – LUBOTEN

Komisioni për Vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: hfz. Irfan ef. Sulejmani kryetar dhe Shefket ef. Baftjari anëtar, më 16 janar 2023 vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë "Haxhi Imer" në Luboten. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimi Nimet ef. Aliu.
Aktivitete, Arsimi, Ceremoni hatme

CEREMONI E HATMES NË XHAMINË ME DY MINARE – VIZBEG

Më 13 janar 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga referentët Fejsall ef. Kadriu, hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe Jetmir Jakupi, ndanë së bashku gëzimin e nxënësve të mektebit të xhamisë me Dy minare në Vizbeg, me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën tek mualimi Ibrahim ef. Ibrahimi. Në fjalën e tij mirëseardhëse mualimi Ibrahim ef. Ibrahimi falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë solemnitet, falenderoi prezencën e Myftiut dhe personelit të Myftinisë. Ai shprehu kënaqësinë e tij që para xhematlinjëve prezanton nxënësit që me sukses mbaruan kursin e mësimbesimit. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre të mësimbesimit dhe më pas u pajisën me certifikata të hatmes së mbaruar. Duanë e rastit e bëri Fejsall ef. Kadriu. Mesa...
Aktivitete, Arsimi, Furnizimi me Mus'hafa

FURNIZOHEN ME MUS’HAFA PESË MEKTEBE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Referenti për arsim fetar pranë Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani, më 10 janar 2023, me kërkesë të mualimëve realizoi shpërndarjen e 151 Mus'hafave për nxënësit që kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit. Me Mus'hafa u furnizuan nxënësit e mektebit të: Xhamisë “Xhedid Isa Beg” - Serovë, mualim Rijad ef. Kalisi; Xhamisë “Ebu Bekër” - Shuto Orizare, mualime Suada Jakupi; Xhamisë “Fatih Sulltan Mehmed” - Batincë, mualim Ramadan Hajredini; Xhamisë “Haxhi Sabri” - Batincë , mualim Llokman ef. Abdullai; dhe Xhamisë “Hafiz Xhavit ef. Ibrahimi”, mualim hfz. Xhelil ef. Shabani.
Aktivitete, Arsimi, Furnizimi me Mus'hafa

FURNIZOHEN ME MUS’HAFA DY MEKTEBE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Referenti për arsim fetar pranë Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani, më 04 janar 2023, me kërkesë të mualimëve realizoi shpërndarjen e 36 Mus'hafave për nxënësit që kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit. Me Mus'hafa u furnizuan nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Shishovë, mualim Is’hak ef. Çilafi dhe nxënëit e mektebit të xhamisë "Qendrore" Kopanicë, mualim Sheip ef. Isaki.