Tuesday, November 17

Arsimi

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË NEREZ I POSHTËM
Aktivitete, Arsimi, Vlerësim të nxënësve të mektebeve

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË NEREZ I POSHTËM

Më 13 mars 2023 Komisioni për Vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Xheuhere Ramani dhe Arife Iseni anëtare, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë Nerez i poshtëm. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimja Semra Kurtish.
U PËRMBYLL PROJEKTI “NË XHAMI SË BASHKU ME FËMIJË”
Aktivitete, Arsimi

U PËRMBYLL PROJEKTI “NË XHAMI SË BASHKU ME FËMIJË”

Më 12 mars 2023, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në namazin e sabahut mori pjesë në përmbylljen e projektit “Në xhami së bashku me fëmijë”. Është ky projekti dymujor që u realizua në xhaminë "Mustafa Pasha" në Shkup gjatë muajve të dalluar Rexhep dhe Shaban. Bartësit e këtij projekti imami i xhamisë Mustafa Pasha hfz. Fatih Derdiyok, atasheu pranë ambasadës së Turqis z. Mustafa Mesten, hatibi h. Abdusamed Zekiri, hoxha Furkan Jahja dhe këshilli i xhamisë me sukses udhëhoqën këtë aktivitet dhe për çdo ditë të diel në namaz të sabahut u organizua program me Kuran dhe ilahi. Këtë aktivitet e ndoqën një numër i konsiderueshëm i besimtarëve të rinj së bashku me prindërit e tyre çdo të diel në namazin e sabahut. Edhe sot, si në javët e kaluara për xhematlinjtë e vegjël u shpërndanë dhurata...
CEREMONI HATME NË MEKTEBIN E XHAMISË “QENDRORE” NË HASANBEG
Aktivitete, Arsimi, Hatme

CEREMONI HATME NË MEKTEBIN E XHAMISË “QENDRORE” NË HASANBEG

Më 11 mars 2023 në xhaminë "Qendrore" në Hasanbeg u realizua ceremonia e duasë së hatmes të nxënësve të mektebit të kësaj xhamie. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre që i mësuan tek mualimja Mubera Kadriu. Në fjalën e rastit Mubera J Asani në emër të Myftiut uroi nxënësit dhe mualimen për suksesin e arritur dhe më pas nxënësve iu ndau certifikata të hatmes së mbaruar, ndërsa mualimes një mirënjohje dhe një libër. Kjo ceremoni u përmbyll me duanë e rastit që e bëri Mubera Kadriu.
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË NUR ORIZARE EPOSHTME
Aktivitete, Arsimi, Vlerësim të nxënësve të mektebeve

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË NUR ORIZARE EPOSHTME

Komisioni për Vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Mubera J. Asani dhe Arife Iseni anëtare, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë Nur - Orizare e poshtme. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimja Besa Tairi Ismaili.
PËRFUNDOI ME SUKSES TRAJNIMI PËR BUKURKËNDIM TË EZANIT
Aktivitete, Arsimi

PËRFUNDOI ME SUKSES TRAJNIMI PËR BUKURKËNDIM TË EZANIT

Më 10 mars 2023, Myftinia e BFI - Shkup organizoi mbrëmjen e ceremonisë së shpërndarjes së certifikatave për përfundimin me sukses të trajnimit njëmujor për bukurkëndim të ezanit. Në këtë ceremoni përskaj Myftiut dr. Qenan ef. Ismaili dhe personelit të Myftinisë të pranishëm ishin edhe trajnuesi hfz. Fatih Derdiyok, atasheu për çështje fetare pranë ambasadës së Turqisë Mustafa Mesten dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë trajnim. Fillimisht Burhan ef. Ramani imam dhe hatib në xhaminë me dy minare - Saraj dhe pjesëmarrës në këtë trajnim këndoi një ashere për të shënuar hapjen e kësaj ceremonie. Më pas, moderatori hfz. Irfan ef. Sulejmani referent në Myftininë e Shkupit ftoi trajnuesin Fatih Derdiyok të mer fjalën. Në fjalën e tij, trajnuesi foli për rrjedhën e trajnimit, falënd...
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “HUSEIN SHAH” SARAJ
Aktivitete, Arsimi, Vlerësim të nxënësve të mektebeve

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “HUSEIN SHAH” SARAJ

Më 5 mars 2023, Komisioni për Vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: Mubera J. Asani dhe Xheuhere Ramani anëtare, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë "Husein Shah" - Saraj. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimja Qefsere Dauti.
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË HAFIZ HALIL EF. IBRAHIMI – KONDOVË
Aktivitete, Arsimi, Vlerësim të nxënësve të mektebeve

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË HAFIZ HALIL EF. IBRAHIMI – KONDOVË

Komisioni për Vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: hfz. Irfan ef. Sulejmani kryetar dhe Ibrahim ef. Ibrahimi anëtar, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë Hafiz Halil ef. Ibrahimi - Kondovë. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimi Nevzat ef. Ameti.
XHIRIMET E EMISIONIT PYETE MYFTININË
Aktivitete, Arsimi, Emisione, Pyete Myftininë

XHIRIMET E EMISIONIT PYETE MYFTININË

Myftinia e BFI – Shkup vazhdoi xhirimet e emisionit “Pyete Myftininë”. Është ky emisioni që realizohet në vazhdimësi e që Myftinia mëton të sjellë përgjigje mbi dilemat e paqartësitë që kanë besimtarët në kryerjen e obligimeve fetare. Nën moderim të hoxhës Ali Ziberi, pyetjeve që arrijnë në adresën e Myftinisë iu përgjigjet Kryetari i komisionit për çështje fetare pranë Myftinisë së BFI – Shkup prof. dr. Taxhedin ef. Bislimi. Të gjitha përgjigjet, së shpejti do të mund t’i ndiqni në Tv Myftinia dhe në rrjetet sociale të Myftinisë së Shkupit! Pyetjet tuaja mund t’i adresoni në email adresën: pyetje@myftiniashkup.org.mk
MESAZHI I XHUMASË DHE DUAJA E HATMES NË FSHATIN BOJANË
Aktivitete, Ceremoni hatme, Vizita

MESAZHI I XHUMASË DHE DUAJA E HATMES NË FSHATIN BOJANË

Më 24 shkurt 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga stafi i zyres së Myftinisë mori pjesë në gëzimin e 20 nxënësve të mektebit të xhamisë së fshatit Bojanë, me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën tek mualimi Besar ef. Ilazi. Me një program të begatë, para namazit të xhumasë, nxënësit shpalosën njohuritë e tyre të mësimbesimit, kënduan pjesë nga Kurani famëlartë dhe interpretuan Ilahi. Duanë e rastit e bëri Fejsall ef. Kadriu dhe më pas nxënësit u pajisën me Certifikata të hatmes së mbaruar. Me këtë rast, nga minberi Myftiu përcolli mesazhin e xhumasë ku potencoi vlerën e përmendjes së Allahut fuqiplotë dhe udhëhoqi xhematin në faljen e namazit. Pas namazit të xhumasë, Myftiu së bashku me këshillin dhe hatibin e kësaj ...