Tuesday, November 17

Arsimi

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË SFILLARE E POSHTME
Arsimi, Lajme, Vlerësim të nxënësve të mektebeve

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË SFILLARE E POSHTME

Më datë 15 shkurt 2024, komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: hfz. Irfan ef. Sulejmani kryetar dhe h. Shefket ef. Baftjari anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë të fshatit Sfillare e poshtme. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimi h. Sheip ef. Ismani. Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT DRITA NIGISHTAN
Arsimi, Lajme, Vlerësim të nxënësve të mektebeve

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT DRITA NIGISHTAN

Më datë 15 shkurt 2024, komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: hfz. Irfan ef. Sulejmani kryetar dhe h. Shefket ef. Baftjari anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit Drita të fshatit Nigishtan. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimi h. Samir ef. Hamidi. Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
FILLUAN PËRGATITJET PËR RAMAZANIN 2024
Arsimi, Lajme

FILLUAN PËRGATITJET PËR RAMAZANIN 2024

Myftinia e BFI – Shkup filloi me përgatitjet e Ramazanit 2024. Realizimin e projektit e filloi "Me talebet e Kuranit"që do të interpretojnë pjesë nga Kurani famëlartë kurse inçizimet u realizuan në institutin e hifzit për vajza"Bezisten" në Çarshi të vjetër të Shkupit. Këto pjesë do të emetohen përgjatë muajit të Ramazanit në kanalin e Myftinisë në Youtube, në TVMyftinia dhe në faqen e Myftinisë në facebook.
FURNIZOHET ME MUS’HAFA MEKTEBI I XHAMISË SË POSHTME NË F. RASHÇE
Furnizimi me Mus'hafa, Lajme

FURNIZOHET ME MUS’HAFA MEKTEBI I XHAMISË SË POSHTME NË F. RASHÇE

Referenti Myftinisë së Shkupit h. Ali ef. Ziberi, me kërkesë të mualimes Qëndresa Bakiu realizoi shpërndarjen e 70 Mus'hafave për nxënësit që kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit. Me Mus'hafa u furnizuan nxënësit e mektebit të xhamisë së "Poshtme në f. Rashçe". Allahu e shpërbleftë mualimen për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t’u japë shëndet e shumë suksese.
DUA HATME NË XHAMINË “QENDRORE” – HARAÇINË
Ceremoni hatme, Hatme, Lajme

DUA HATME NË XHAMINË “QENDRORE” – HARAÇINË

Me 13 shkurt 2024, Myftiu i shoqëruar nga operativa e Myftinisë së Shkupit ndanë së bashku gëzimin e 20 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë “Qendrore" - Haraçinë, tek mualimi h. Idris ef. Bajrami. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Nusretullah ef. Ibrahimi, këshilli i xhamisë dhe xhematlinjë të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri prof. dr. Taxhedin ef. Bislimi. Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimin ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënëseve Allahu ju dhashtë shëndet dhe ua plotësoftë gj...
DUA HATME NË XHAMINË E FSHATIT BOJANË
Ceremoni hatme, Hatme, Lajme

DUA HATME NË XHAMINË E FSHATIT BOJANË

Më, 9 shkurt 2024, Myftiu i shoqëruar nga stafi i Myftinisë, ndanë së bashku gëzimin e 23 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë të fshatit "Bojanë" te mualimi h. Besar ef. Ilazi. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Besar ef. Ilazi, i cili u dëshiroi mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i xhematlinjëve të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri sekretari i Myftinisë, mr. Nexhmi ef. Ferati. Me këtë rast, në hytbe Myftiu përcolli edhe mesazhin e xhumasë. All-llahu e shpërbleft mualimin pë...
FURNIZOHET ME MUS’HAFA MEKTEBI I XHAMISË “ME DY MINARE” VIZBEG
Arsimi, Furnizimi me Mus'hafa, Lajme

FURNIZOHET ME MUS’HAFA MEKTEBI I XHAMISË “ME DY MINARE” VIZBEG

Më 7 shkurt 2024, referenti Myftinisë së Shkupit h. Ali ef. Ziberi, me kërkesë të mualimit h. Ibraim ef. Ibrahimi realizoi shpërndarjen e 30 Mus'hafave për nxënësit që kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit. Me Mus'hafa u furnizuan nxënësit e mektebit të xhamisë "Me Dy Minare" - Vizbeg. Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t’u japë shëndet e shumë suksese
U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË SË FSHATIT LLOKË
Aktivitete, Arsimi, Vlerësim të nxënësve të mektebeve

U VLERËSUAN NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË SË FSHATIT LLOKË

Më datë 7 shkurt 2024, komisioni për vlerësim të nxënësve të mektebeve në përbërje: h. Ali ef. Ziberi dhe h. Ibraim ef. Ibrahimi anëtarë, vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë të fshatit Llokë. Gjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit mësimor të Myftinisë së Shkupit. Bazat e mësim besimit i mësuan te mualimi h. Shaban ef. Tairi. Allahu e shpërbleftë mualimin për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t'u japë shëndet e shumë suksese.
FURNIZOHEN ME MUS’HAFA DY MEKTEBE TË MYFTINISË SË SHKUPIT
Aktivitete, Arsimi, Furnizimi me Mus'hafa

FURNIZOHEN ME MUS’HAFA DY MEKTEBE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Më datë 2 shkurt 2024, Referentët pranë Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe h. Ali ef. Ziberi, me kërkesë të mualimëve realizuan shpërndarjen e 90 Mus'hafave për nxënësit që kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit. Me Mus'hafa u furnizuan nxënësit e mektebit të: Xhamisë "Ataullah hoxha" - Studeniçan, mualim h. Mutalib ef. Ademi; dhe Xhamisë "Husein Shah" - Saraj, mualime Qefsere Dauti. Lusim Allahun Fuqiplotë që nxënësve t'u japë sukses në përfundimin e bukurleximit të Kuranit, ndërsa mualimët t‘i shpërblejë me mirësitë e Tij të kësaj bote dhe ahiretit.
FURNIZOHET ME MUS’HAFA MEKTEBI I XHAMISË “QENDRORE” – HASANBEG
Furnizimi me Mus'hafa

FURNIZOHET ME MUS’HAFA MEKTEBI I XHAMISË “QENDRORE” – HASANBEG

Më 28 janar 2024, referenti Myftinisë së Shkupit h. Fejsall ef. Kadriu, me kërkesë të mualimes Mubera Kadriu realizoi shpërndarjen e 19 Mus'hafave për nxënësit që kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit. Me Mus'hafa u furnizuan nxënësit e mektebit të xhamisë "Qendrore" - Hasanbeg. Allahu e shpërbleftë mualimen për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t’u japë shëndet e shumë suksese