Tuesday, November 17

Emisione

MYFTIU MYSAFIR NË TVM2
Aktivitete, Emisione, Ramazani 2023/1444h

MYFTIU MYSAFIR NË TVM2

Më 23 mars 2023, Myftiu i Myftinisë së BFI - Shkup dr. Qenan ef. Ismaili ishte mysafir i emisionit Ritmi i ditës në TVM2. Në këtë emision, me gazetaren Semra Ajeti, Myftiu foli reth rëndësisë së Ramazanit dhe rolit të tij në shoqëri.
“RESPEKTI NDAJ PRINDËRVE”
Aktivitete, Emisione, Këshilla e xhumasë

“RESPEKTI NDAJ PRINDËRVE”

Më 10 mars 2023, me fillim në ora 11:30 u transmetua edicioni i 171 - në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati. Mysafir i këtij edicioni ishte Semir ef. Ademi, i cili ligjëroi në temën: "Respekti ndaj prindërve". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani.
“NATA E BERATIT”
Aktivitete, Emisione, Këshilla e xhumasë

“NATA E BERATIT”

Më 03 mars 2023, me fillim në ora 11:30 u transmetua edicioni i 170 - të në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 në Radio Vati. Mysafir i këtij edicioni ishte Burhan ef. Ramani, i cili ligjëroi në temën: "Nata e Beratit". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani.
XHIRIMET E EMISIONIT PYETE MYFTININË
Aktivitete, Arsimi, Emisione, Pyete Myftininë

XHIRIMET E EMISIONIT PYETE MYFTININË

Myftinia e BFI – Shkup vazhdoi xhirimet e emisionit “Pyete Myftininë”. Është ky emisioni që realizohet në vazhdimësi e që Myftinia mëton të sjellë përgjigje mbi dilemat e paqartësitë që kanë besimtarët në kryerjen e obligimeve fetare. Nën moderim të hoxhës Ali Ziberi, pyetjeve që arrijnë në adresën e Myftinisë iu përgjigjet Kryetari i komisionit për çështje fetare pranë Myftinisë së BFI – Shkup prof. dr. Taxhedin ef. Bislimi. Të gjitha përgjigjet, së shpejti do të mund t’i ndiqni në Tv Myftinia dhe në rrjetet sociale të Myftinisë së Shkupit! Pyetjet tuaja mund t’i adresoni në email adresën: pyetje@myftiniashkup.org.mk
PËRGATITJET PËR RAMAZANIN 2023 VAZHDOJNË
Aktivitete, Emisione, Ramazan

PËRGATITJET PËR RAMAZANIN 2023 VAZHDOJNË

Më 26 shkurt 2023, Myftinia e BFI - Shkup vazhdoi me përgatitjet e Ramazanit 2023. Në bashkëpunim me Radio Vati u realizua video projekti "Në prag të iftarit”. Është ky, projekt që realizohet me nëpunësit fetarë që trajtojnë tema të ndryshme si përgatitje për muajin e shnejtë të Ramazanit. Këtë projekt e udhëheq h. Rijad ef. Kalisi, hatib në xhaminë "Xhedid Isa Beg". Këto ligjërata do të transmetohen para iftarit, gjatë muajit të Ramazanit në Radio Vati, në faqen e Myftinisë dhe në TVMyftinia në facebook.
“MUHAMEDI A.S. PROFET I MËSHIRËS”
Aktivitete, Emisione, Këshilla e xhumasë

“MUHAMEDI A.S. PROFET I MËSHIRËS”

Më 24 shkurt 2023, me fillim në ora 11:30 u transmetua edicioni i 169 - të në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 të Radio Vati. Mysafir i këtij edicioni ishte Ali ef. Shabani, i cili ligjëroi në temën: "Muhamedi a.s. profet i mëshirës". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani.
VAZHDOJNË PËRGATITJET PËR RAMAZANIN 2023
Aktivitete, Emisione, Ramazan

VAZHDOJNË PËRGATITJET PËR RAMAZANIN 2023

Më 22 shkurt 2023 Myftinia e BFI – Shkup, në vazhdën e përgatitjeve për Ramazanin 2023 përmbylli inçizimin e ligjëratave me nëpunësit fetarë në kuadër të video projektit "Emrat e bukur të Allahut". Ligjëratat u inçizuan në xhaminë “Dyqanxhik” dhe do të emitohen përgjatë muajit të Ramazanit në kanalin e Myftinisë në Youtube, në TVMyftinia dhe në faqen e Myftinisë në facebook.
FILLUAN PËRGATITJET PËR RAMAZANIN 2023
Aktivitete, Emisione, Ramazan

FILLUAN PËRGATITJET PËR RAMAZANIN 2023

Më datë 19 shkurt 2023 Myftinia e BFI – Shkup filloi me përgatitjet e Ramazanit 2023. Realizimin e projektit e filloi me nxënës të mektebeve që interpretojnë pjesë nga Kurani famëlartë kurse inçizimet u realizuan në xhaminë “Arasta” në Çarshi të vjetër të Shkupit. Këto pjesë do të emitohen përgjatë muajit të Ramazanit në kanalin e Myftinisë në Youtube, në TVMyftinia dhe në faqen e Myftinisë në facebook.
“ISRAJA DHE MIRAXHI”
Aktivitete, Emisione, Këshilla e xhumasë

“ISRAJA DHE MIRAXHI”

Më 17 shkurt 2023, me fillim në ora 11:30 u transmetua edicioni i 168 - të në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 të Radio Vati. Mysafir i këtij edicioni ishte Ilhan Eminov, i cili ligjëroi në temën: "Israja dhe Miraxhi". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani.
Aktivitete, Emisione, Këshilla e xhumasë

“SHËNDETI GJËJA MË E SHTRENJTË E NJERIUT NË SHËNJESTËR TË KOMERCIALIZMIT”

Më 10 shkurt 2023, me fillim në ora 11:30 u transmetuat edicioni i 167 - të në kuadër të emisionit "Këshilla e Xhumasë" në valët 88.4 të Radio Vati. Mysafir i këtij edicioni ishte Sheip ef. Ismani, i cili ligjëroi në temën: "Shëndeti gjëja më e shtrenjtë e njeriut në shënjestër të komercializmit ". Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani.