Tuesday, November 17

Netët e dalluara

NATA E 25-TË U SHËNUA NË LUBOTEN
Aktivitete, Netët e dalluara, Ramazani 2023/1444h

NATA E 25-TË U SHËNUA NË LUBOTEN

Më 15 prill 2023 në xhaminë "Haxhi Isen dhe Feta" në Luboten, Myftiu i Mytinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili kryesoi aktivitetin e radhës që Myftinia e realizoi në kërkim të Natës së Kadrit në netët tek të dhjetë netëve të fundit të muajit të bekuar të Ramazanit. Me prezencë të një numri të madh të xhematlinjëve, këshillit të xhamisë, hatibit Samedin ef. Ismaili dhe hoxhallarëv e hafizlerëve të kësaj ane mysafirët dhe personeli i Myftinisë u mirëprit në një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore. Hatibi i kësaj xhamie në emër të këshillit dhe xhematit falenderoi Myftininë që përzgjodhi xhaminë "Haxhi Isen dhe Feta" të realizojë këtë aktivitet në netët tek të dhjetë netëve të fundit të muajit të bekuar të Ramazanit. Në fjalën e tij, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili thekso...
NATA E 23-TË U SHËNUA NË SARAJ
Aktivitete, Netët e dalluara, Ramazani 2023/1444h

NATA E 23-TË U SHËNUA NË SARAJ

Më 13 prill 2023 në xhaminë "Ikre" në Saraj, Myftinia e BFI - Shkup vazhdoi aktivitetet në netët tek të dhjetë netëve të fundit të muajit të bekuar të Ramazanit. Me prezencë të një numri të madh të xhematlinjëve, këshillit të xhamisë, hatibit Burhan ef. Ramani dhe hoxhallarëve e hafizlerëve të kësaj ane mysafirët dhe personeli i Myftinisë u mirëprit në një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore.   Hatibi i kësaj xhamie në emër të këshillit dhe xhematit falenderoi Myftininë që përzgjodhi xhaminë "Ikre" në vazhdën e aktiviteteve në netët tek të dhjetë netëve të fundit të muajit të bekuar të Ramazanit. Në vazhdim me këshilla dhe mesazhe u paraqitën Amel ef. Kurtishi, hatib në xhaminë Kasim Beu, Hafiz ef. Izairi, hatib në xhaminë e Dëshmorëve në Hasanbeg, Xhe...
ÇLIRIMI I MEKES U SHËNUA NË XHAMINË “ATAULLAH HOXHA”
Aktivitete, Netët e dalluara, Ramazani 2023/1444h

ÇLIRIMI I MEKES U SHËNUA NË XHAMINË “ATAULLAH HOXHA”

Më 11 prill 2023, në xhaminë "Ataullah Hoxha" në Studeniçan, me mesazhe nga Çlirimi i Mekes Myftinia e BFI - Shkup shënoi këtë ditë dhe fillimin e aktiviteteve në netët tek të dhjetë netëve të fundit të muajit të bekuar të Ramazanit. Me prezencë të një numri të madh të xhematlinjëve, këshillit të xhamisë, hatibit Mutalib ef. Ademi dhe hoxhallarëve e hafizlerëve të kësaj ane mysafirët dhe personeli i Myftinisë u mirëprit në një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore. Hatibi i kësaj xhamie në emër të këshillit dhe xhematit falenderoi Myftininë që përzgjodhi xhaminë "Ataullah Hoxha" të shënojë këtë natë dhe fillimin e aktiviteteve në netët tek të dhjetë netëve të fundit të muajit të bekuar të Ramazanit.   Në vazhdim Llokman ef. Kamberi përcolli disa mesazhe nga Çlirimi i Mekes...
DITA E BEDRIT U SHËNUA NË XHAMINË “BEDËR” NË BUTEL
Aktivitete, Netët e dalluara, Ramazani 2023/1444h

DITA E BEDRIT U SHËNUA NË XHAMINË “BEDËR” NË BUTEL

Më 8 prill 2023, në xhaminë “Bedër” në Butel, para namazit të teravisë, Myftinia e BFI – Shkup shënoi Ditën e Bedrit. Në këtë solemnitet Myftiun dr. Qenan ef. Ismaili dhe personelin e Myftinisë e mirëpritën hatibi i xhamisë Ferid ef. Selimi, këshilli i xhamisë dhe xhematlinj të shumtë. Fillimisht hatibi i kësaj xhamie Ferit ef. Selimi përshëndeti xhematin dhe falenderoi Myftiun që sonte përzgjodhi këtë xhami për të shënuar ditën e Bedrit. Në vazhdim të programit, Jasir Kadriu kënodi një ashere dhe më pas u kënduan edhe disa ilahi nga Burhan Ferati, Afrim Haziri dhe Asllan Bejta. Në fjalën kryesore, Myftiu përcolli konceptin e Muhamedit a.s. në fitoren e Bedrit dhe jo vetëm. Ai theksoi se sukseset në këtë botë nuk arrihen pa një plan të caktuar, ashtu siç Muhamedi a.s. plani...
MANIFESTIMI I DITËS SË BEDRIT NË ÇAIR
Aktivitete, Netët e dalluara, Ramazani 2023/1444h

MANIFESTIMI I DITËS SË BEDRIT NË ÇAIR

Më 8 prill 2023, në xhaminë e re në Çair u realizua program fetar për gjininë femërore me rastin e ditës së Bedrit. Programi filloi me një ashere që e këndoi hfz. Nexhmie Jashari. Në emër të Myftinisë, me fjalë përshëndetëse u prezantua mualimja e kësaj xhamie Mubera J. Asani. Në ligjeratën e saj prof. Haxhere V. Sulooxha përcolli mësimet e ditës së bedrit. Programi u pasurua me mevlud kuran dhe ilahi dhe u përmbyll me dua të përbashkët.
Aktivitete, Netët e dalluara

PROGRAM FETAR PËR GJININË FEMRORE ME RASTIN E ISRASË DHE MIRAXHIT

Më 17 Shkurt 2023 Myftinia e BFI - Shkup në xhaminë Qendrore në Hasnbeg realizoi program fetar dedikuar gjinisë femërore me rastin e Israsë dhe Miraxhit. Ky program u begatua me ligjëratë në të cilën Arife Iseni para të pranishmeve përcolli mesazhet e Israsë dhe Miraxhit. Përskaj ligjëratës ky manifestim u pasurua edhe me ashere, Ilahi dhe pjesë të mevludit.
MANIFESTIM I NATËS SË ISRASË DHE MIRAXHIT
Aktivitete, Ligjëratë javore, Netët e dalluara

MANIFESTIM I NATËS SË ISRASË DHE MIRAXHIT

Më 17 shkurt 2023 në përkujtim të natës së Israsë dhe Miraxhit, Myftinia e BFI - Shkup, në xhaminë "Ebu Bekër Es Siddik" - Butel, organizoi ligjëratë javore dhe manifestim të kësaj nate.   Mysafirët e këtij manifestimi u mirëpritën nga hatibi Abaz Memed, imami Blerim Limani, këshilli i kësaj xhamie dhe xhematlinj të kësaj lagje. Abaz efendiu shprehu falenderimet për përzgjedhjen e kësaj xhamie për manifestimin e kësaj nate. Në një atmosferë shpirtërore, para kolegëve hoxhallarë dhe xhematlinjëve të pranishëm, mesazhet e Israsë dhe Miraxhit i përcolli hoxha Shaban ef. Tairi, hatib dhe mualim në fshatin Llokë - Saraj. Përskaj ligjëratës, këtë manifestim e begatuan edhe zërat e bukur të interpretuesve të ilahive të udhëhequr nga hfz. Fatih Derdiyok.  ...
PROGRAM FETAR PËR GJININË FEMRORE ME RASTIN E ISRASË DHE MIRAXHIT
Aktivitete, Netët e dalluara

PROGRAM FETAR PËR GJININË FEMRORE ME RASTIN E ISRASË DHE MIRAXHIT

Më 16 Shkurt 2023 Myftinia e Shkupit në koordinim me paralelen e shtrirë të vajzave të medresesë Isa Beu, në xhaminë Haxhi Hajredin të lagjes Seravë realizoi program fetar dedikuar gjinisë femërore me rastin e Israsë dhe Miraxhit. Nën udhëheqjen e Ajla Sherifi – mualime në këtë xhami, në fjalën e saj mirëseardhëse përshëndeti të pranishmet dhe u dëshiroi mirëseardhje, njëherit falënderoi Myftininë dhe medresenë për realizimin e programit fetar në këtë xhami historike. Nxënëset e medresesë kënduan ashere, ndërsa kori këndoi ilahi. Për rëndësinë e kësaj nate, para të pranishmëve foli prof. Nurtene Shehu Sakipi - koordinatore e paraleles së vajzave të Medresesë Isa Beu në Shkup. Duanë e ceremonisë e bëri prof. Selvije Dardhishta....
PROGRAM FETAR NË XHAMINË “IKRE” – SARAJ
Aktivitete, Netët e dalluara, Ngjarje

PROGRAM FETAR NË XHAMINË “IKRE” – SARAJ

Më datë 26 janar 2023 Myftinia e Shkupit në bashkëpunim me mualimen Xhevhere Ramani organizoi program fetar për gjininë femërore, kushtuar Natës së Regaibit. Programi filloi me ashere të kënduar nga mualimja Neale Veseli ndërsa me fjalë përshëndetëse në emër të Myftinisë foli Xhevhere Ramani. Mëpastaj u kënduan ilahi nga nxënëset e "Medresesë Isa Beu" dhe nxënëset e mektebit "Ikre". Pjesë e programit ishin edhe studente të FSHI. Në fjalën e rastit prof. hfz. Neal Ibrahimi foli mbi rëndësinë e muajve të dalluar, natës së Regaibit dhe këshilla si të presim Ramazanin. Në fund të programit u lexua një ashere nga mualimja Zelihane Memeti ndërsa duanë e bëri Mubera Asani. Këshilli i xhamisë ndau ëmbëlsirë për të gjitha të pranishmet.
PROGRAM FETAR NË XHAMINË “KEBIR MEHMET ÇELEBI”
Aktivitete, Netët e dalluara, Ngjarje

PROGRAM FETAR NË XHAMINË “KEBIR MEHMET ÇELEBI”

Më 26 janar 2023, pas namazit të jacisë në xhaminë “Kebir Mehmet Çelebi”, Myftinia e BFI - Shkup në koordinim me këshillin e kësaj xhamie realizoi program të begatë fetar në shënim të hyrjes në tre muajt e bekuar. Këtë manifestim përskaj Myftiut dr. Qenan ef. Ismaili të shoqëruar nga personeli i Myftinisë e begatuan hoxhallarë, hafizlerë dhe xhematlinj të shumtë. Në fjalën e tij mirëseardhëse hatibi i kësaj xhamie Imer ef. Mustafa uroi këtë natë dhe falenderoi Myftininë që ka përzgjedhur këtë xhami për të realizuar këtë manifestim. Në fjalën e rastit, Myftiu foli mbi vlerën e tre muajve të dalluar dhe theksoi se kjo na përkujton Muhamedin a.s. që këtë periudhë e shfrytëzoi për kërkimfalje ndaj Allahut fuqiplotë dhe përgatitje për muajin e bekuar të ramazanit. Andaj duhet të shfrytëz...